web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ Ermir Lenjani rikthehet në Zvicër dhe firmos me skuadrën e njohur

2024-01-17 17:21:00, Sport CNA

Ermir Lenjani, është rikthyer në futbollin zviceran, aty ku ditën e sotme u prezantua te skuadra e Schaffhausen, e cila militon në kategorinë e dytë.

Lajmin e ka dhënë vetë klubi zviceran, që ndër të tjera thekson se Ermir Lenjani mund të përshtatet shumë mirë, si në krahun e majtë të mbrojtjes, ashtu edhe në atë të sulmit.

Schaffhausen renditet në vendin e fundit të Challenge League dhe këtë sezon ka si objektiv mbijetesën, me synimin që në verë të përforcohen për të tentuar rikthimin në elitën e futbollit zviceran.

Ermir Lenjani ka lindur në Kamenicë të Kosovës dhe është rritur te Winterthur në Zvicër, para se të spikaste te St. Gallen. Në 2015-ën ai u transferua ne Francë te Rennes, dhe një vit më vonë te Nantes, para se të rikthehej në Zvicër për të veshur fanellat e klubeve si Sion dhe Grasshopers.

Lenjani numëron 45 ndeshje me fanellën kuqezi të Kombëtares Shqiptare dhe 6 gola të shënuar, teksa ka qenë pjesë e skuadrës që përfaqësoi vendin në Europianin e Francës.





14:51 Sport

Allegri

Juventusi mori një fitore shumë të rëndësishme në kampionat,...

13:46 Sport

U fut në

Klodian Duro është banori më i ri i "Big Brother Albania VIP...

Lajmet e fundit nga