web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U largua nga Vllaznia, Dragoshi transferohet te rivalët e Superiores

2024-01-17 16:10:00, Sport CNA

U largua nga Vllaznia, Dragoshi transferohet te rivalët e Superiores

Kukësi vazhdon me përforcimet në merkato, për të synuar arritjen e objektivave.

Kështu verilindorët kanë rikthyer në ekip Redon Dragoshin, mbrojtës i djathtë, që ka veshur fanellën e Kukësit për tre sezone në periudhën 2020-2023.

Futbollisti u largua në verë, për t’u bashkuar me Vllazninë, por aventura në Shkodër zgjati vetëm pak muaj, pasi nuk arriti të fitojë një vend titullari as me ish-trajnerin Memelli, as me teknikun aktual Qatip Osmani.

Dragoshi është vënë menjëherë në dispozicion të trajnerit Stavri Nica dhe po stërvitet me Kukësin për të qenë gati që në sfidën e radhës, atë ndaj kryesueses së kampionatit, Egnatias.





14:51 Sport

Allegri

Juventusi mori një fitore shumë të rëndësishme në kampionat,...

13:46 Sport

U fut në

Klodian Duro është banori më i ri i "Big Brother Albania VIP...

Lajmet e fundit nga