web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Rey Manaj është i pandalshëm! Shënon supergol në Turqi dhe kualifikon ekipin e tij

2024-01-18 13:25:30, Sport CNA

Rey Manaj po kalon formën më të mirë në karrierë dhe është lojtari më në formë nga legjionarët. Sulmuesi i Kombëtares po shkëlqen këtë sezon Turqi, duke i lënë pas dëmtimet që e kanë penguar shumë në karrierë në sezonet e fundit.

Manaj ka shënuar sot golin e 12-të sezonal me Sivasporin, pikërisht në Kupën e Turqisë ndaj Keciorenuçu, ku fituan në shifrat 3-2. Manaj hyri në fushë në minutën e 60-të dhe në të 81-ën shënoi golin e tretë për Sivasporin, që rezultoi edhe goli i kualifikimit. Manaj shënoi me një gjuajtje perfekte nga jashtë zonës duke kaluar kështu Sivasporin në 1/8 e Kupës së Turqisë.

Me këtë paraqitje padyshim që trajneri i Kombëtares Silvinjo do ta ketë në konsideratë sulmuesin lushnjar, për Europianin e verës.  

GOL | ????? Sivasspor 3 – 2 Keçiörengücü ?????

?? 82' Manaj#ZTK pic.twitter.com/qyd0u3aVVo

 





14:51 Sport

Allegri

Juventusi mori një fitore shumë të rëndësishme në kampionat,...

13:46 Sport

U fut në

Klodian Duro është banori më i ri i "Big Brother Albania VIP...

Lajmet e fundit nga