web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vranësira mesatare deri të dendura/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

2026-03-31 07:08:00, Sociale CNA

Vranësira mesatare deri të dendura/ Parashikimi i motit për

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes përgjatë vijës bregdetare e gradualisht priten të shtihen dhe në pjesën tjetër të vendit.

Gjatë ditës reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente në pjesën më të madhe të vendit, hera – herës shtrëngata afatshkurtra e lokalisht shkarkesa elektrike në zonën jugperëndimore dhe atë qendrore të territorit.

Në zonën e Alpeve, në lartësinë mbi 800-900 metra në veri-verilindje-juglindje reshje bore me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim verilindje - juglindje me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 18m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 3 ballë. /CNA





Lajmet e fundit nga