web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Zgjohet” Basha/  Kujtohet për gjenocidin  serb në Kosovë

2022-07-21 11:10:00, Politikë CNA

“Zgjohet” Basha/  Kujtohet për gjenocidin  serb

Deputeti i PD-së Lulzim Basha, është bërë i gjallë më në fund.

Ai është shfaqur në Kuvend, duke folur për Dick Martyn, duke kërkuar të dënohet  gjenocidi serb në Kosovë.

Sipas Bashës, ndër vite ka pasur përpjekje për të manipuluar faktet për të manipuluar të vërteta siç ka ndodhur edhe me raportin e Dick Marty-t.

“ E vërteta nuk zhbëhet dot është shkruar në historinë e dhimbshme të popullit tonë e shkruar nga viktimat e gjenocidit serb në Kosovë. Lufta e UÇK-së ishte një luftë e drejtë. Askush nuk mund të barazojë viktimën më agresorin, me masakrat dhe genocidin e ushtruar nga masakrat e Serbisë. Shqiptarët patën në krah SHBA-në, sepse ishte një luftë e drejtë. Ky parlament, burrat dhe gratë me integritet nuk e fusin kokën si struci në rërë. Nuk mund të ketë asnjë ngurim për të folur qartë dhe për të votuar. Makineria e Sllobodan Millosheviç kanë kryer spastrim etnik, gjenocid . E ardhmja nuk mund të jetë e patë nëse nuk denoncojmë genocidin sreb. Është një amnisti nëse nuk pranohet dhe nuk dënohet. Duhet të jemi edhe zëri i Kosovës” , është shprehur Basha./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga