web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama luan me kartën e ‘Dick Martyt”/  Sulmon PD-në

2022-07-21 10:48:00, Politikë CNA
Rama luan me kartën e ‘Dick Martyt”/  Sulmon PD-në
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, e ka shfrytëzuar foltoren e Kuvendit, për të lëshuar një “lumë” akuzash ndaj Partisë Demokratike.

Ai akuzoi  PD se ka votuar pro në Këshillin e Evropës për raportin e Dick Martyt, duke thënë se kjo votë,  ishte një thikë pas shpinë ndaj Kosovës dhe një thikë në gjoks për Hashim Thaçin.

“Dick Martyt ja keni hapur rrugën ju. Hajdeni këtu dhe thoi pse votuat në këshillin e Evropës.

Thikat që ju i keni ngulur Kosovës duke e masakruar UÇK-në, herë si marksiste, herë si terroriste, që nga fillimi dhe deri në fund duke ia ngulur mu në gjoks thikën Hashim Thaçit i përkasin historisë

Por historia do tregojë se ju jeni thika në shpinën e Kosovës”, është shprehur Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga