web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet lokale/ Berisha: PD sjell risinë më të madhe, primaret

2022-08-12 12:40:00, Politikë CNA

Zgjedhjet lokale/ Berisha: PD sjell risinë më të madhe, primaret

Primaret që u zhvilluan PD, Sali Berisha kreu i kësaj force politike, do ti ketë model edhe në zgjedhjet locale.

Sipas tij, PD në këto zgjedhje do të sjell risinë më të madhe në historinë e këtij vendi.

“Sjell primaret, të cilat pas vendosjes së pluralizmit politik, janë arritja më e madhe e demokracisë pas themelimit të pluralizmit politik, janë pluralitet, janë fundi i kryetarokracisë, janë garanci madhore për pengesë ndaj autokracisë.

Kështu që ne e presim me shumë përkushtim dhe kënaqësi zbatimin e këtij zotimi solemn në zgjedhjet që vijnë.

Me ne erdhi pluralizmi politik, me ne do të vijë edhe ky standard i lirisë që është pluralitet brenda parties”, është shprehur Berisha./CNA.al





Lajmet e fundit nga