web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish ministri i skandaleve merr post në PL-në e Metës/ Me dosje korrupsioni  tek Krimet e Rënda

2022-08-11 12:52:00, Politikë CNA

Ish ministri i skandaleve merr post në PL-në e Metës/ Me dosje

Partia e Lirisë, që drejtohet nga Ilir Meta ka rikthyer në gjirin e saj, të dështuarit e politikës, që ndër vite janë akuzuar për abuzime me detyrën apo edhe për pasuri të dyshimtë.

Një prej këtyre është Etmond Haxhinasto i prezantuar nga Meta si koordinator i PL-së për Programin Politik.

Edmond Haxhinasto ish Ministri i Trasnporteve është njeriu i vënë nën hetim nga Krimet  e Rënda në vitin 2018, me dyshimin për korrupsion në lidhje me ndërtimin e rrugës Tiranë –Elbasan duke i shkaktuar shtetit një dëm prej të paktën 50 milion euro.

Ish ministri i skandaleve merr post në PL-në e Metës/ Me dosje

Kujtojmë se për këtë dosje krimet e rënda kanë nxjerrë 3 masa arresti për ish-drejtorin e rrugëve Dashamir Xhika dhe dy ish-zyrtarë, Albens Alite dhe Aksel Qurduka.

Të tre ish-zyrtarët dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre me fondet dhe projektet për rrugën Tiranë-Elbasan, me një dëm që prokuroria e përllogarit në 80 milionë euro.

Krimet e Rënda kishin në duar edhe  kallëzimin e KLSH të vitit 2016 për keqmenaxhim të projektit dhe për mos marrje masash nga  ministria e Transporteve.

Për rrugën Tiranë-Elbasan janë depozituar dy kallëzime në prokurori, më i fundit i dorëzuar nga ministri Damian Gjiknuri më 12 dhjetor 2017, bazuar në një audit të brendshëm. Nga ky audit u evidentua një dëm prej 54 milionë dollarë.

Hetimi duket se nuk ka shkuar shumë larg, dhe sot Haxhinasto shfaqet tek PL-ja./CNA.al





Lajmet e fundit nga