
Zelensky do të jetë i pranishëm në ditën e parë të Samitit dyditor të Paqes që mbahet në Tiranë, dita e parë e të cilit i dedikohet tërësisht Ukrainës dhe situatës së luftës, prej agresionit rus më 24 shkurt 2022.
Fillimisht Zelensky do të mikpritet nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një takim kokë më kokë, që do të pasohet nga firmosja e marrëveshjeve mes dy shteteve. Më pas ata do t'i drejtohen Pallatit të Kongreseve, për t'iu bashkuar liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore. Sipas agjendës zyrtare, dita e parë e punimeve të Samitit të Paqes do të përfundojë me një konferencë të përbashkët për mediat mes Kryeministrit Rama dhe Presidentit Zelensky, në orën 13:30.

Mbështetje dhe solidaritet me popullin ukrainas
Ardhja e presidentit ukrainas gjatë Samitit të Paqes në Tiranë ishte njoftuar më herët nga kryeministri shqiptar, duke e cilësuar një shprehje të mbështetjes dhe solidaritetit me popullin ukrainas. "Shqipëria qëndron krah për krah me Ukrainën së bashku me të gjithë aleatët që kanë zgjedhur të shohin nga e ardhmja," është shprehur Rama.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, kanë konfirmuar se do t'u bashkohen punimeve të Samitit. Po ashtu pjesë e Samitit do të jetë edhe presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, përmes një video-mesazhi.
Masa të rrepta sigurie
Në kryeqytetin shqiptar janë mbyllur përgatitjet e fundit për Samitin dyditor që do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve. Policia e Shtetit ka njoftuar për masa të rrepta sigurie dhe bllokim të rrugëve. Në terren do të jenë të angazhuara rreth 1.500 forca policie, përfshirë Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale RENEA. Po ashtu në terren do të zbresin grupet antieksploziv, të cilët do të vëzhgojnë rrugët kryesore dhe do të kenë në mbikëqyrje të gjithë perimetrin e sigurisë.

Për të garantuar mbarëvajtjen e Samitit, do të ketë bllokime dhe devijime të disa akseve interurbane dhe urbane të kryeqytetit, që përkojnë me zonat ku do të zhvillohen takimet.
Masat e rrepta do të vijojnë edhe gjatë ditës së dytë të Samitit të Paqes, që do të mbahet të enjten, më 29 shkurt. Në fokus të tij do të jetë Plani i Rritjes dhe i Konvergjencës./DW
Prime Minister Edi Rama will host President Volodymyr ...
Tomorrow, the Summit for Ukraine will be held in Tiran...
The chairman of the Democratic Party, Sali Berisha, as...
Deputy Dashnor Sula declared this evening that within SPAK...
The Mayor of Tirana, Erion Veliaj, in a frenzy, has ju...
Tomorrow, February 28, Tirana will welcome for the fir...
For several days, Ervin Salianji, who is known as the ...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment ...
Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, ka bërë me dij...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka sqaruar gjatë një...
Today at the Electoral Reform Commission, commissioner...
The chairman of the Democratic Party, Sali Berisha, again ...
Lulzim Basha and his associates did not attend Thursda...
Prime Minister Edi Rama has sent a letter to the Ameri...
The chairman of the DP, Sali Berisha, commented on the...
The leader of the DP for Tirana, Belind Kelliçi, has r...
The Political Leader of the SP for the District of Tir...
The Democratic Party accuses the Mayor of Rroskovec, M...
The Transmission System Operator is investing to incre...
The member of the Presidency of the Democratic Party state...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
The European Union Office in Kosovo has called on all poli...
Serbian President Aleksandar Vučić, at a press conference ...
For the first time since the launch of the euro, European ...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...