web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bardhi, thirrje Begajt/ “Kthe mbrapsht ligjin për Zonat e Mbrojtura”

2024-02-27 15:16:00, Politikë CNA

Bardhi, thirrje Begajt/ “Kthe mbrapsht ligjin për Zonat e

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë një thirrje për presidentin Bajram Begaj.

Në një prononcim për mediat, Bardhi i kërkoi Begajt të kthejë në Kuvend ligjin për Zonat e Mbrojtura.

Sipas tij, ligji për Zonat e Mbrojtura është provë për Presidentin nëse renditet krah qytetarëve apo krah kryeministrit Edi Rama.

“Kemi një apel publik ndaj Presidentit, të ngrihet në lartësinë e detyrës së tij dhe të ktheje mbrapsht e të mos dekretojë ligjin për shkatërrimin e zonave të mbrojtura. Ka për detyrë të respektojë Kushtetutën, të dalë nga rreshti i të qenurit përfaqësues i mazhorancës. Është provë për Presidentin, të zgjedhë interesin e qytetarëve apo të zgjedhë interesin e Edi Ramës”, theksoi kreu i Grupit Parlamentar të PD-së./ CNA





Lajmet e fundit nga