web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e studentes shqiptare në Itali/ Balla: Feminicid i tmerrshëm dhe brutal

2025-04-03 15:21:00, Politikë CNA

Vrasja e studentes shqiptare në Itali/ Balla: Feminicid i tmerrshëm

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, ka reaguar sot për vrasjen e studentes shqiptare, Ilaria Sula, një ngjarje tragjike që ka tronditur opinionin publik në dy vendet.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri Balla e cilësoi këtë akt si një feminicid të tmerrshëm dhe brutal dhe shprehu ngushëllimet e tij për familjen, miqtë dhe komunitetin shqiptar në Itali.

"Homazh për Ilaria Sula, studenten shqiptare nga Çerma e Divjakës, viktimë e një feminicidi të tmerrshëm dhe brutal që na ka lënë pa fjalë dhe me zemrën e thyer. Në këtë moment dhimbjeje, i qëndrojmë pranë familjes dhe njerëzve të saj më të dashur, miqve, kolegëve dhe komunitetit shqiptar në Itali",-tha Balla.

Balla vlerësoi protestën e studentëve të Universitetit La Sapienza në Romë që nderuan kujtimin e Ilaria Sulës dhe kërkuan ndërgjegjësim për dhunën ndaj grave.

"Solidaritet me protestën e studentëve të Sapienzas, të cilët vendosën të dëgjoheshin përmes zhurmës së çelësave të shtëpisë: minuta e zhurmës erdhi spontane, ndërsa të paktën 500 vajza dhe djem, profesorë dhe profesore, ishin para Fakultetit të Statistikës në një homazh për Ilarian",-u shpreh Balla.

Balla shfrytëzoi rastin për të bërë një thirrje publike që çdo grua të denoncojë dhunën në familje, duke theksuar se kjo është një çështje që i përket gjithë shoqërisë.

“Dhuna ndaj grave nuk është një çështje private. Ajo na intereson të gjithëve. Nuk mund të ketë #AsnjëJustifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online. Askund!”,-tha Balla./CNA

 





Lajmet e fundit nga