Action in Vlora/Highly dangerous criminal group targeted, perpetrator of injury caught
The State Police has revealed details from the operation i...
The State Police has revealed details from the operation i...

Ndodhi në seancën e fundit plenare të Kuvendit për këtë vit.
Opozita iu vodh votimit, iku me vrap nuk mori pjesë, megjithëse kishte premtuar që do të qëndronte dhe do të ishte atje.
Por çfarë ndodhi? Pse u arratis opozita nga misioni i saj për të qenë në seancë dhe për të votuar, kjo edhe për të kuptuar edhe çfarë po ndodh brenda saj.
Së pari opozita ishte e përçarë për avokatin e Popullit dhe për këtë kishte tre palë me tre kandidatë të ndryshëm, për të mos thënë që rrugës doli dhe një palë e katërt.
Berisha po mbështeste publikisht kandidaturën e Altin Goxhajt.
Më pas nga LSI-ja ka qenë propozuar Bledar Dervishaj, ish-këshilltar i presidentit Ilir Meta.

Kandidatura tjetër ishte Ledio Braho i propozuar nga Lulzim Basha.

Ndërsa kandidatura e katërt ishte Dorjan Gjokmarkaj. Ky i fundit ishte kandidati i Enkelejd Albeajt. Kjo na jep edhe qartësinë e situatës çfarë ka ndodhur.
Berisha dhe të tijët ikën nga parlamenti, duke thënë se nuk do të votonin kurrë për Ardian Dvoranin.

Të njëjtën qasje pati edhe grupi i Lulzim Bashës, të dyja palët ikën, për të mos ia lënë dopjo fushën në dorë njëri-tjetrin, pasi mund të shkonin në seancë, mund të votohej, njerëzit e Bashës apo Berishës mund të votonin për Dvoranin dhe në finale fatura do t’i lihej palës tjetër.

Skema duket se u prish rrugës, ku palët e opozitës ishin përçarë më keq se kurrë.
Gaz Bardhi me një veprim të tij, urdhëron deputetët që të tërheqin firmat nga një pjesë e madhe e emrave që ishin në garë.
Firmat u tërhoqën, por këtu ra dhe një kandidat, ra kandidati i Enkelejd Alibeajt, Gjomarkaj, i cili nuk kishte firmat e nevojshme pra të mjaftueshme për të qenë pjesë e garës.
Dhe incidentet rrodhën një pas një, dhe tashmë kemi një pamje më të qartë, nuk ka më dy grupe në Partinë Demokratike, pra grupi i Bashës dhe grupi i Berishës.
Tashmë po del një grup i tretë, ai është grupi i Alibeajt.

Alibeaj po qëndron së bashku me disa deputetë, kundër vendimeve që shpesh i merr Basha dhe që për t’i zbatuar në grup udhëzimin e jep Gazment Bardhi.
Është e qartë tashmë, Enkelejd Alibeaj kërkon pazarin e tij dhe marrëveshjet e tij, duke e njohur veten e tij si kryetar të PD-së në detyrë, kjo pas emrëtimit dhe komandimit që i ka bërë Gazment Bardhi menjëherë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.
Dhe të gjithë e panë se si Enkelejd Alibeaj, luajti për kandidatin e tij për kandidatin e Popullit.
Nga ana tjetër edhe Lulzim Basha luajti për Ledio Brahon, të cilin e donte si avokat të Popullit.
Më tej Berisha u tërhoq, për të mos qenë me të tijët si pjesë e një fature politike, që do të vinte në rast se do të votohej Ardian Dvorani. Dhe kështu të gjitha palët e opozitës, iu vodhën, ikën, e braktisën votimin në Parlament.
Ajo që u lexua qartazi, ishte se tashmë opozita nuk ka dy palë, Berishën dhe Bashën, por ka dalë edhe një faktor i tretë, i cili është Alibeaj me disa deputetë apo me mendësinë e tij se është kryetari legjitim në detyrë i Partisë Demokratike.
Kjo do të sjellë edhe një përplasje tjetër, pasi përveç gjyqit se kujt i takon vula, Bashës apo Berishës, tani do të jetë pretendent kryesor edhe Alibeaj, i cili me sa duket kërkon që të jetë ai pronar i vulës. Kjo është tashmë e dukshme dhe thjeshtë dhe vetëm presim të shohim spektaklin e radhës.
Opozita iku nga votimi pikërisht për këtë arsye, sepse nuk ka më një apo dy, por ka dalë dhe një grupim i tretë që drejtohet nga Alibeaj./CNA.al
Jorida Tabaku, part of the improvised opposition, cannot b...
The former speaker of the Assembly, Jozefina Topalli, has ...
The former Speaker of Parliament, Jozefina Topalli, has an...
The member of the Democratic Party, Josefina Topalli, has ...
Pakkush e kuptoi shpërthimin e Flutura Açkës ndaj Toni...
The General Secretary of the Democratic Party, Flamur Noka...
The former deputy of the Democratic Party, Myslim Murr...
The head of the Party of Freedom, or the Party of Leks, Il...
Deputeti Agron Gjekmarkaj ka bërë një parashikim si “f...
Today, President Bajram Begaj decreed the dismissal of the...
The deputy of the Democratic Party, Belind Kelliçi, has pu...
Seanca maratonë e Kuvendit u mbyll mbrëmjen e djshme, ku p...
The chairman of the Democratic Party, Sali Berisha, has st...
In a press conference, Damian Gjiknuri, General Secretary ...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur lidhur me...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjik...
Deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka folur lid...
Pas 4 vitesh mungesë zgjedhjesh lokale, Partia Socialiste ...
Pas një seance maratonë me shumë tensioned he debate mbrëm...
DP MP Oerd Bylykbashi has spoken about the exclusion of fo...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The State Police has revealed details from the operation i...
A serious road accident occurred this morning on the Vlora...
Other details have been revealed from the crime that occur...
Policia e Tiranës ka ndarë pak minuta më parë një thirrje ...
Today our country will be affected by relatively unstable ...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
In 2025, 65 conflicts involving at least one state were re...
Historiani i njohur amerikan Gordon S. Wood, fitues i çmim...
Germany and France finally ended the joint project to deve...
Chilean authorities have seized more than 100 tons of drug...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
Inflation has increased in May, rising to 3% compared to 2...
Exchange rate, June 8, 2026 This Tuesday, one US dollar is...
At the end of 2025, for all euro area members, more than 9...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur javën në r...