web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video- Një tjetër

2022-12-23 13:54:00, Politikë CNA

Video- Një tjetër

Seanca maratonë e Kuvendit u mbyll mbrëmjen e djshme, ku pati zhvillime e tensione të shumta.

Përplasjet për avokatin e popullin, anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, për minutazhin e caktuar për opozitën, bllokimi i foltores si dhe ofendimet e ndërsjellta ndërmjet Ramës dhe Bardhit, “ndezën gjakrat” mbrëmë në Parlament.

Pas deputetes që kishte zgjedhur të freskohej me dhallë, një tjetër deputet është bërë personazh mbrëmjen e djeshme, pasi u kap nga kamerat teksa flinte në sallën e Kuvendit.

Bëhet fjalë për deputetin socialist Bardhyl Kollçaku, i cili me sa duket i lodhur nga debatet e shumta që po dëgjonte prej orësh nga kolegët e tjerë deputetë, ka ndjerë nevojën të dremisë për pak çaste.

Ai shihet krah kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, teksa “përpëlitet” herë duke u mbështetur në njërën dorën e herë në tjetrën, por ambjenti i papërshtatshëm nuk i ka mundësuar një dremitje komode.

Epo debatet shpesh janë të lodhshme, ndaj të deleguarit e qytetarëve, herë u duhet të pinë dhallë, e herë u duhet të marrin një sy gjumë, por me këtë rast zbuluam se në Kuvend paskemi një tjetër "gjumash" që ka zëvendësuar "ekselentin" Luli./CNA.al





Lajmet e fundit nga