After the expulsion of Gaz Bardhi from the Assembly / "Disruptors" demand disciplinary measures for Rama
A strong clash between Prime Minister Edi Rama a...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në ceremoninë e 32-vjetorit të PD-së është shprehur se sot tashmë opozita është e ringritur dhe është më e vërtetë se kurrë.
Sipas tij nuk ka tradhëti më të madhe sesa opozita të mos jetë e vërtetë.
“Në 32 vite PD-ja ka njohur arritje të jashtëzakonshme, transformoi Shqipërinë, rivendosi në themelet e këtij vendi, liritë, të drejtat njerëzore, lirinë e tregut, interesit kombëtar, familjen dhe vlerat e saj të përjetshme.
Shqipëria ndryshoi sa asnjë vend tjetër gjatë qeverisjes së PD-së. Ajo anëtarësia Shqipërinë ne Këshillin e Europës, NATO, mori rekomandimin për vendin e statusit kandidat. Ajo arriti që shqiptarët të kenë rrogën më të lartë në rajon, ndërkohë që në vitin 1992, presidenti i vendit Sali Berisha, kishte një rrogë gjithsej 16 dollarë. Shqiptarët ishin të tretët në botë për rrogat e ulëta.
Kjo është meritë e lirisë, këto nuk janë mrekulli të PD-së, janë të lirisë për të cilën ajo qëndron dhe do të qëndrojë deri sa të jetë në skenën politike. Në këtë kontekst ne kremtojmë në këtë 32 vjetor, së pari ashtu siç duhet të jemi, opozitë e vërtetë. Nuk ka asgjë më të shëmtuar, të dëmshme, për një komb, shoqëri se sa një opozitë jo e vërtetë.
Nuk ka tradhëti më të madhe që si opozitë të mos jesh e vërtetë. Ne sot jemi më të vërtetë se kurrë në ekzistencën tonë. Më të fuqishëm se kurrë ne ekzistencën tonë, në fitoren tonë. Përsëri ne u ngritëm, u bëmë të vërtetë sepse rikthyem lirinë, forcën e idelave të lirisë midis nesh”, tha Berisha.
Ndër të tjera ai ka kryer një betim solemn demokratëve dhe qytetarëve se do t’i jap vendin që meritojnë kushdo që guxon të luajë me votën e shqiptarëve.
“32 vite më parë sollëm në Shqipëri pluralizmin politik në vendin më monist të botës, pas 32 vitesh sollëm pluralitetin brenda partisë, duke dëshmuar qartë se përkushtimi ynë për lirinë nuk ka të sosur dhe nuk do të ketë të sosur kurrë.
Zhvilluam primaret. Kudo që unë kalova nëpër Shqipëri, nga ju kishte vetëm një kërkesë; që ju të zgjidhnit drejtuesit tuaj me votën tuaj, qeveritarët tuaj me votën tuaj. Dhe ne këtë e bëmë realitet dhe ky është realiteti më pozitiv që ka futur PD që nga themelimi i saj e deri më sot.
Sot ne jemi në shumë aspekte në një situatë tejet të komplikuar. Sot kemi përballë një regjim që njëlloj si ai që përmbysëm në vitin 1990, nuk pranon votën, nuk do që shqiptarët të përcaktojnë me votën e lirë. Sot kemi një qeveri e cila ka shndërruar të gjithë makinerinë shtetërore, për blerjen, bluarjen, thërrmimin, shkatërrimin e votës, duke shkelur çdo ligj, çdo parim të një shoqërie të lirë.
Sot përballë kemi një qeveri që ka rikthyer sistemin e patronazhistëve njëlloj si dikur, sistemi i patronazhistëve të frontit demokratik ç’njerëzor. Celula të përbashkëta me sigurimin e shtetit që terrorizonin qytetarët para se të votonin. Sot kemi një qeveri e cila me banda, para krimi dhe droge, blen qindra, mijëra vota. Por sot ne jemi më të vendosur se kurrë për këtë betejë.
Revolucioni ynë, pas rikthimit të lirisë brenda PD-së, votës së lirë brenda PD-së, do të ju rikthejë shqiptarëve votën e lirë dhe nuk ka forcë në botë që të na pengojë ne.
Demokrate e demokratë, ky është misioni ynë. Ne jemi dhe do të mbetemi njerëz të lirisë. Ne jemi dhe do të mbetemi luftëtarë të lirisë. Ne do të ecim përpara me moton, jetën e japim, votën nuk e japim. Askush nuk do të mund të luajë më me votën e shqiptarëve.
Pse po ikin shqiptarët, pse po braktisin Shqipërinë, Kavajën. Sepse vrasja e votës, vret shpresën. Sepse nuk besim tek liria. Se po nuk ka votë, nuk ka drejtësi, nuk ka liri, nuk respekt, nuk ka dinjitet, prespektivë dhe të ardhme. Ndaj dhe ne zgjodhëm qytetarët tanë të parë me votën e lirë.
Imagjinoni se si janë ata që dalin nga shpella që i emëron Edi Rama me byronë e tij politike mbi bazën e ryshfetit, të diktatit të krimi, bazën e parave që paguajnë, parave që mbledhin nga droga dhe krimi. Kukulla të mjerimit.
Këtë e bëmë, hapin tjetër do ta bëjmë ne. Ne do të bëjmë që shqiptarët të votojnë të lirë. Prandaj dhe këtë përvjetor ta përdorim për një betim solemn që do ti japim vendin që meriton cilit do që guxon të luajë me votën e shqiptarëve”, ka thënë Berisha./ CNA.al
A strong clash between Prime Minister Edi Rama a...
Deputeti i Partisë Dempokratike, Flamur Noka ka zbuluar se...
Today's parliamentary session was accompanied by numer...
Deputy Flutura Açka has reacted strongly in today's plenar...
Prime Minister Edi Rama has requested the Speaker of th...
Prime Minister Edi Rama repeated yesterday's debate with D...
Prime Minister Edi Rama spoke about the law of decorations...
Kuvendi i sotëm është përfshirë nga tensionet për shkak të...
The deputy of the Democratic Party, Agron Shehaj, spoke ab...
Ditën e sotme Kuvendi do të zgjedhë Avokatin e Populli...
Gazment Bardhi është përjashtuar nga seanca plenare. Pas ...
The Assembly is involved in tensions during the discussion...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar haptazi në Kuvend, se P...
The deputy of the dissident group Gazment Bardhi has accus...
The impromptu opposition, or as they are otherwise known, ...
The head of the DP, Sali Berisha, held a meeting with ...
The deputy of Lulzim Basha, Gazment Bardhi, has raised...
Another clash took place in the Parliament between the...
The parliamentary session of the day before has degrad...
Kreu i Partisë Demokrtaike, Sali Berisha ka zbardhur skena...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A conflict for weak motives was recorded today in the vill...
An accident involving three vehicles occurred a few minute...
55-year-old Belere Plaka, who was injured today with a sho...
Police Announcement: Following preliminary information...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
Peru and Venezuela will restore diplomatic relations, the ...
United States President Donald Trump has left open the pos...
Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu will travel to t...
A bipartisan group of US lawmakers is calling for a Europe...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
War, weather and supply disruptions could send gas prices ...
The number of active enterprises in Albania continued to g...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...
This Friday, one US dollar is bought for 81.7 lek and sold...