web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vijojnë tensionet/ Bardhi i prerë: Do futemi në Kuvend, nuk na ndal regjimi i Ramës

2023-12-14 09:43:00, Politikë CNA
Vijojnë tensionet/ Bardhi i prerë: Do futemi në Kuvend, nuk na
Foto nga Kuvendi

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është shprehur në hyrje të Parlamentit se deputetët e opozitës do të tentojnë të hynë në Kuvend, pasi janë votuar nga qytetarët shqiptarë. 

"Ne do tentojmë të hymë në respekt të mandatit që na kanë dhënë qytetarët. Janë vota të popullit opozitar. Ne jemi këtu për t'i përfaqësuar qytetarët. Ky është regjim, çdo regjim ka nevojë për punonjës policie. Në sallë ka më shumë forca sigurie, sesa deputetët, ky është një regjim diktatorial, jemi të rrethuar nga forca të sigurisë", u shpreh ai. 

Mëngjesin e sotëm ka pasur përplasje mes deputetëve të opozitës dhe gardës në hyrje të Kuvendit. Gjithçka nisi pasi Garda nuk lejoi që disa nga deputetët e opozitës që janë të përjashtuar të futen në sallë. 

Theksojmë se të përjashtuar nga seanca e sotme janë deputetët: Ervin Salianji, Lefter Gështenja, Bledion Nallbati, Asllan Dogjani, Isuf Çelaj, Luan Baçi, Xhelal Mziu./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga