web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Samiti i NATO-s në Tiranë/ Ministri zbulon se kur mund të caktohet data

2026-07-10 15:58:00, Politikë CNA

Samiti i NATO-s në Tiranë/ Ministri zbulon se kur mund të

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ndau sot detaje nga samiti i ardhshëm i NATO-s, që është përzgjedhur të zhvillohet në Tiranë.

Duke folur për ‘Euroneës Albania’, Nufi tha se për këtë organizim mund të duhet nga 12  deri në 24 muaj.

Sipas ministrit, data e samitit do të vendoset nga vetë krerët e Aleancës.

“Në Hagë dhamë fjalën që do të vëmë shpenzimet, në Ankara dhe deklaruan se shpenzimet janë dhënë, në samitin e do të bëjë që do të bëjë në Tiranë, do të jetë samiti kur do të diskutojë konkretisht ku jemi konkretisht me ekzekutimin konkret të këtyre parave, ku jemi me sistemet konkrete, ku jemi me vendosjen e tyre. Dhe normalisht, që të kryhen këto shpenzime, që të kryhen këto prokurime, që të vijnë në këtë sistem, mund të duhen më shumë se 12 muaj, mund të duhen 18 muaj, mund të duhen 24 muaj. Dhe është për krerët e NATO-s të vendosin kur do të jetë samiti i radhë”, tha Nufi./CNA

 





Lajmet e fundit nga