
Kryeministri Edi Rama premtoi dje rritje pagash dhe pensionesh.
Ndonëse kryeministri pretendon se nuk ka shkelje të ligjit, nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi, kundërshtoi kreun e qeverisë dhe e cilësoi premtimin jo vetëm si shkelje të Kodit Zgjedhor, por edhe të parimeve të OSBE-së.
“Është shkelje flagrante e parimeve të OSBE-së për zgjedhje demokratike. Ata nënvizojnë parime që zgjedhjet janë normale për të gjithë. Shteti ndahet nga partia në pushtet që të garantohen kushte të barabarta për të gjithë në garë. Në një nga raportet më të fundit del si problem parësor përdorimi i burimeve shtetërore në zgjedhje. Kjo që flasim është shkelje brutale e kryeministrit. Mjafton edhe një premtim i kryeministrit për t'u cilësuar si shkelje”, u shpreh ai në një intervistë me Ola Brukon.
Bylykbashi komentoi edhe qëndrimin e kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, për të cilin pretendon se zhbën Kodin Zgjedhor.
“Me sa kuptova unë qëndrimi i KQZ-së zhbën Kodin Zgjedhor. Kushtetuta shqiptare nuk njeh termin qeveri, por qeverisje. Dispozita e Kodit është e përgjithshme dhe aplikohet në të gjitha llojet e zgjedhjeve. Nëse do merrnim interpretimin e KQZ-së për zgjedhjet lokale kryebashkiaku i Tiranës apo një bashkie tjetër mund të bëjnë kasaphanë me burimet njerëzore. Pas zgjedhjeve qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të abuzojë me pushtetin dhe të shpërndajë përfitime të ndryshme”, deklaroi nënkryetari i PD-së, teksa bëri një thirrje për KQZ-në.
“KQZ duhet të marrë masa. Mund të ndërhyjë edhe duke gjobitur, por nëse ka një akt duhet edhe ta gjobisë e ta ndalojë. Për sa kohë nuk ka një akt duhet të mbajë një qëndrim të fortë përballë kryeministrit”, nënvizoi Bylykbashi./ CNA.al
The head of the Municipality of Tirana, Erion Veliaj toget...
5 kandidatë për kryetarë bashkish të grupit të vulës janë ...
The Socialist MP, Erion Braçe, has once again played the r...
Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliç...
The deputy of "365 votes", Tritan Shehu, in his speech at ...
The opposition candidate for the Municipality of Tiran...
The socialist deputy, also known as the "earthquake" of fi...
Ervin Salianji, known as "Babalja" or the deputy of th...
"Excellent sleeper", serial loser, Lulzim Basha has su...
The head of LRE, Arian Galdini, has listed some of the...
The head of the DP, Sali Berisha, has thrown accusatio...
The "Report of the activity of the Water Regulatory Au...
Deputy Jorida Tabaku responded with harsh tones to Min...
Enkelejd Alibeaj's "seal" group has been abandoned by 6 ca...
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, në një komunikim për me...
The head of the Freedom Party, Ilir Meta, in a stateme...
The Minister of Finance Delina Ibrahimaj has responded...
Një tjetër kandidat i grupit të vulës është tërhequr nga g...
Deputy Jorida Tabaku, during her speech in Parliament,...
Prime Minister Edi Rama held a meeting with the employ...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Tirana Police have shared details regarding the accident t...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Yemen's Houthis have claimed to have attacked two Saudi oi...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
US President Donald Trump has issued another warning to Ir...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...