web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama komenton marrëdhënien me kryeministrin e Kosovës: Kurtin e kam mik, por kemi divergjenca botëkuptimore

2023-10-12 11:21:00, Politikë CNA
Rama komenton marrëdhënien me kryeministrin e Kosovës: Kurtin e
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij Kuvend për situatën në veriun e Kosovës, përmendi edhe marrëdhëninen e tij me Albin Kurtin. Rama tha se Kurtin e ka mik dhe nuk ka pasur kurrë një konflik personal me të.

Por, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se me kryeministrin aktual të Kosovës ka divergjenvca botëkuptimore mbi mënyrën sesi arritet tek qëllimi i përbashkët kombëtar.

 

"Unë Albin Kurtin e kam mik më shumë së Ramush Haradinajn, me te cilin në një segmet të caktuar të këtij rugëtimi jam gjendur në një konflikt personl kur ai ishte kryeministër. Me Kurtin nuk ka pasur kurrë asnjë problem personal, madje në nivelin personal e kam kënaqësi të komunikonj më të. Por me kryeministrin aktual të Kosovës ka divergjenvca botëkuptimore mbi mënyrën sesi arritet tek qëllimi i përbashkët kombëtar. Pandaj marrëdhënia miqësore nuk më ka penguar as sot, do i shpreh divergjencat se jam kryeministri i Shqipërisë", u shpreh Rama. 

 

Më tej ai komentoi një video një video që është publikuar së fundmi për Haradinajn ku shfaqet duke trokitur gotat me deputetë të Listës Serbe. 

"Me Ramushin kemi pasur një krisje në miqësi, e shpreh këtu neverinë time më të madhe për një video propagandistike të porositur dhe të jhpërndarë ditët e fundit përmes tastierave të luftës civile digjitale, kur Ramush trokiste gotat e përfaqësuesit e listës serbe. E dini si është puna Ramush Haradinaj që ka parë gjakun e vërtetë në fyturën e shokëve të vrarë, ka varrosur vëllezërit. Fshihen pas profileve fallco, nuk ka pse të mos trokasë gotat me kolegët serbë, Por është e neveritshme që të sulmohet për diçak të tillë", tha Rama. 





Lajmet e fundit nga