web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Why should we protest at the house of Luli, Alibeaj and their candidates?

2022-11-28 19:12:00, Politikë CNA
Why should we protest at the house of Luli, Alibeaj and their candidates?
Photomontage, Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj and Gazment Bardhi

The Democratic Party has announced the "Primaries", which were read simply and only as the verdict of the vote. Any contestation or dissatisfaction will be seen after the process has developed, but the "Primaries" are a voting process.

This is where Basha was divided in those alleged "negotiations" he made with Berisha's representatives.

U tha se kërkonin një kandidat të vetëm por ajo që ndodhi ishte se, Luli dhe të tijët u tërhoqën nga negociatat duke kërkuar që Partia Demokratike të mos kishte kandidat vetëm nga "Primaret" pra me votim të drejtëpërdrejtë por duke përfshirë edhe sondazhet e të tjera si këto.

Negociatat dështuan. Lulzim Basha vazhdon presionin e tij në qytete delikate ku opozita ka shansin të fitojë, Luli fillon dhe shpall kandidatët duke përdorur Alibeajn, që e ka komanduar kryetar, por nga ana tjetër edhe inatçinjtë e vegjël, kandidatë që pretendojnë se mund të fitojnë.

Why should we protest at the house of Luli, Alibeaj and their candidates?
Fotomontazh, Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj

Në 6 Mars kishin një iluzion se mund të fitonin dhe Berisha ishte i mbaruar me Ilir Metën. Në fakt doktori shkoi, dhe fitoi në Shkodër dhe në të gjitha bashkitë e tjera. Basha doli i treti. Një mesazh i qartë i demokratëve. Tani me veprimet që po bën Luli me tentativën për të marrë vulën, ama me lojërat e tij me kandidatë të emëruar për t’i shërbyer Ramës do të jetë më keq akoma, pasi kandidatët e tij do dalin të katërtët, ndoshta edhe më pak se kandidatët e pavarur që mund të dalin tek tuk apo diku mund të kenë më pak vota se votat e pavlefshme.

Kurse Basha nuk po ndalet po ecën përpara. A thua se Basha nuk i di këto, por i di patjetër, kjo nuk ka më diskutim por shërbimi që ai po bën për të shaktërruar Partinë Demokratike apo për të rrëmbyer vulëmn e saj për interesa krejtësisht personale klienteliste dhe korrputive, nuk po ndalet.

Partia Demokratike e Berishës dhe demokratët e kanë një zgjidhje, një zgjidhje të thjeshtë dhe të vetme.

Përveçse të protestojnë kundër Edi Ramës, përveçse të protestojnë kundër Qeverisë me 6 dhjetor apo më tej, gjatë fushatës duhet të protestojnë edhe kundër Lulit, aleatit të Ramës dhe kandidatëve të tij.

Demokratët dhe Berisha duhet të shkojnë të protestojnë në shtëpinë e Lulzim Bashës, duhet të protetsojnë në shtëpinë e Enkelejd Alibeajt, ditë pas dite, orë pas ore, 200 vetë këtu e 200 vetë atje.

Të protestohet kudo ku del Alibeaj, kudo ku del Gazment Bardhi, kudo ku del Lulzim Basha, kudo ku del Jorida Tabaku, në shtëpinë e saj, kudo ka kandidatë të emëruar nga Luli, në shtëpitë e tyre. Atje në Lezhë pretendohet se opozita mund të fitojë ndërkohë që po përçahet vota nga një kandidat i emëruar nga Alibeaj, t’i protestohet kandidatit në shtëpi.

Why should we protest at the house of Luli, Alibeaj and their candidates?
Fotomontazh, Lulzim Basha, Gazment Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj

Po tentohet të nxirret kandidat në Malllakastër, të protestohet në shtëpinë e kandidatit të Mallakastrës dhe t’i nxirren të gjitha dokumentat për paratë e marra nga Edi Rama për të kryer këtë shërbim.

Ky do të ishte misioni më i mirë që do të bënin demokratët për të treguar jo thjeshtë dhe vetëm se janë kundër Lulzim Bashës, se ky i fundit po i shërben Edi Ramës, se kandidatët e tij janë pazar, por thjeshtë dhe vetëm që të mos vidhet e abuzohet me logon e tyre, e cila ka një shumicë të përcaktuar qartazi dhe të provuar edhe në 6 mars, edhe me zgjedhje brenda partisë.

Luli dhe të tijët janë vetëm një pakicë. Në rast se duan të ikin nga PD-ja, mund të shkojnë ku të duan, të bëjnë partinë e tyre, të nxjerrin logon dhe vulën e tyre, të garojnë, të dalin të tretët apo të katërt, t’i shërbejnë Ramës si të duan, ajo është puna e tyre, është zgjedhja e tyre, sepse janë me një logo, me një sigël tjetër.

Por nuk mund të bëhen hajdutët e logos së PD-së, hajdutët e vulës së saj dhe ta përdorin për të shkatërruar vetë Partinë Demokratike dhe për të sulmuar vetë demokratët. Do të duhet që vetë demokratët t’ju shkojnë kudo ku i gjejnë, të protestojnë para tyre, ashtu siç protestojnë kundër Ramës./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga