web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia blindon godinën e Kryesisë së Kuvendit/ Dhjetëra efektivë në gatishmëri

2023-12-18 09:39:00, Politikë CNA

Policia blindon godinën e Kryesisë së Kuvendit/ Dhjetëra

Dhjetëra forca policie ndodhen sot para Kryesisë së Kuvendit, pasi pritet të nisë një protestë e organizuar nga Partia Demokratike. Efektivët janë vendosur kordon rreth godinës së kryesisë së Kuvendit dhe janë në gatishmëri.

Kjo protestë, sipas demokratëve është vijimi i aksionit opozitar. 

Nga ana tjetër, situata paraqitet e qetë në selinë e Partisë Demokratike, ku në oborrin e saj nuk ka demokratë të pranishëm. 

Ndërkohë këtë të hënë Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin pritet të zhvillojë mbledhjen, ku do të diskutohet për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit Sali Berisha. Mbledhja do të zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit, në orën 12:00.

Protesta e radhës e opozitës pritet të zhvillohet të enjten, kur me gjasë do të votohet në seancë plenare dhënia e autorizimit për heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit./CNA





Lajmet e fundit nga