web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përtej librit dhe letërsisë/ Shkrimtarja Lea Ypi: Nuk them jo për një të ardhme në politikë

2026-01-02 08:58:00, Politikë CNA

Përtej librit dhe letërsisë/ Shkrimtarja Lea Ypi: Nuk them jo

Shkrimtarja e njohur Lea Ypi, veç rrugëtimit në fushën e letërsisë, duket se mendon edhe një të ardhme në një angazhim politik.

E ftuar në A2 CNN, Ypi u shpreh se edhe pse nuk e ka menduar veten në atë formë të pushtetit, nuk i thotë jo një mendimi të tillë edhe pse për të, momentalisht, fokusi është te të shkruarit dhe libri.

?Mendoj që ne të gjithë jemi të angazhuar në politikë, në kuptimin e pushtetit. Latinët kishin një shprehje që thoshte ?ars longa vita brevis?. Pra arti është i gjatë, jeta është e shkurtër. Pushteti politik ka jetën shumë të shkurtër dhe ka atë energjinë që merr në atë jetë të shkurtër shumë të madhe dhe krijon një iluzion plotfuqie.

Unë mendoj që ndoshta dhe kjo vjen dhe nga qasjet dhe nga ato leximet politike që kanë bërë filozofia, apo filozofët politikë që më interesojnë dhe një reflektim që në fakt pushteti që ushtrohet në këtë mënyrë nuk është e vetmja formë pushteti.

Pushteti merr forma të ndryshme dhe nuk kam domethënë deri tani, nuk kam ndonjë interes ose ndonjë ambicie që të ushtroj pushtet në kuptimin e vendimmarrjes të këtij të këtij aspekti, të vendimmarrjes institucionale, sepse mendoj që ka forma të tjera në të cilat njeriu kontribuon në shoqëri dhe ne të gjithë kemi këtë rol dhe të gjithë marrin pjesë në mënyrat që dimë dhe mund të bëjmë dhe nuk është e thënë se dikush që është intelektual i mirë apo gazetar i zoti është edhe politikan i mirë.  

Kështu që unë nuk e di, nuk e kam menduar veten në politikë. Njeriu nuk thotë asnjëherë ?jo? për të ardhmen, por për momentin kam prioritet librat, shkrimin, angazhimin me lexuesit. As nuk dua as t' hap as mbyll?,-tha Ypi./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga