web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Mbrojtja e Ramës është puthja e Judës për Dash Sulën”/ Berisha komenton largimin e bujshëm

2025-03-13 14:09:00, Politikë CNA

“Mbrojtja e Ramës është puthja e Judës për Dash

Kryedemokrati Berisha në një deklaratë për mediat ka folur për largimin e Dashnor Sula nga PD dhe kalimin te koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Berisha e ka quajtur këtë si vajtjen te një patericë e Ramës.

Për deklaratat e Ramës se Dashnor Sula nuk përshtatet me kënetën, referuar opozitës, Berisha tha se mbrojtja e kryeministrit ndaj Sulës është puthja e Judës.

Mbrojtja e kryeministrit është puthja e Judës për Dash Sulën, i cili ka karrierën e tij. Por, mendoj se, hapi që bëri, të rreshtohet me opozitën e opozitës, pra de facto, me një patericë të Edi Ramës nuk është zgjidhja, në vlerësimin tim. Megjithëse unë, e theksoj këtu, respektoj zgjedhjen si thelbin e lirisë të çdo individi”, tha Berisha./ CNA





Lajmet e fundit nga