Korreshi ngre tonet në Parlament/ Po e bëni nga Reformë Territoriale në ‘Territor-hale’
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka fo...

Negociatat mes Edi Palokës së Partisë Demokratike dhe Gazment Bardhit të grupit të përçarësve, nuk kanë ende asnjë rezultat.
Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë Bardhi gjatë një mbledhjeje me grupin e përçarësve, ku ka informuar kolegët për ecurinë e bisedimeve me Palokën.
Bardhi ia la fajin Partisë Demokratike për takimet pa rezultate, pasi pretendon se Paloka nuk i ka bërë asnjë propozim.
Bardhi i kërkoi grupit të përçarësve 24 orë kohë për të bërë gjetur rrugën e bashkëpunimit.
Duke marrë shkas nga kjo kërkesë, grupi i Alibeajt e shtyu mbledhjen për nesër në orën 15:00.
Propozimet e Gazment Bardhit:
Parimet për bashkëpunimit mes demokratëve në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023
Nisur nga situata e brendshme e Partisë Demokratike të Shqipërisë, që ka sjell një përplasje opinionesh dhe mendimesh për çështje të ndryshme;
Me synimin e vetëm të unifikimit të çdo zëri opozitar në zgjedhjet lokale dhe përfaqësimin në këto zgjedhje me vetëm një kandidat të përbashkët fitues për kryetar bashkie dhe një liste të unifikuar të kandidatëve të Partisë Demokratike për këshillin bashkiak;
Është rënë dakord sa më poshtë vijon:
Ndasitë në mendime dhe qëndrime për çështje të ndryshme brenda Partisë Demokratike nuk duhet të pengojnë bashkëpunimin e demokratëve në nivel lokal për zgjedhjet vendore. Për këtë qëllim, duke respektuar mendimin e cilitdo për zhvillimet dhe çështjet e ndryshme brenda Partisë Demokratike, angazhohemi të krijojmë frymën e nevojshme të bashkëpunimit dhe fitores së zgjedhjeve lokale nga Partia Demokratike, duke ndërprerë dhe dënuar çdo sulm, shpifje apo gjuhe urrejtje ndaj mendimit ndryshe brenda partisë.
Ngritjen e Këshillit Drejtues Politik në nivel qendror dhe në nivel të cdo njësie vendore, me përgjegjësi kryesore krijimin e frymës së bashkëpunimit mes demokratëve dhe garantimin e fitores së Partisë Demokratike. Këshilli Drejtues Politik siguron përfaqësimin e barabartë gjithëpërfshirës në nivel qendror dhe lokal, dhe është përgjegjës për të garantuar zbatimin e këtyre parimeve të bashkëpunimit. Përbërja e Këshillit Drejtues Politik në nivel qendror caktohet me mirëkuptim dhe frymë konsensuale.
Përzgjedhjen e një kandidati përbashkët fitues që përfaqëson gjithë Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe çdo zë opozitar në njësitë përkatëse vendore. Përzgjedhja e kandidatit të përbashkët fitues për kryetar bashkie bëhet me “sistem pikëzimi” dhe shpallet nga Këshilli Drejtues Politik. Në këtë sistem përfshihen 50 % e pikëve nga votimi sipas parimit “një anëtar / 1 votë” dhe 50 % e pikëve nga “vrojtimi i opinionit të gjerë publik” nëpërmjet sondazheve. Pas konsultimit dhe marrjes së propozimeve nga anëtar të Partisë Demokratike apo flukse të tjera opozitare, kandidatët që përfshihen në procesin e vlerësimit propozohen nga Këshilli Drejtues Politik në nivel vendor dhe miratohen me unanimitet nga Këshilli Drejtues Politik në nivel qendror. Rregullat e detajuara për zbatimin e “sistemit të pikëzimit” përcaktohen me unanimitet në Këshillin Drejtues Politik në nivel qendror brenda një jave nga nënshkrimi i këtij dokumenti. Drejtimi i proceseve në njësitë vendore bëhet me unanimitet nga Këshilli Drejtues Politik në nivel vendor. Në rast mosmarrëveshje Këshilli Drejtues Politik në nivel qendror ushtron “të drejtën e ndërhyrjes”.
Përzgjedhja e kandidatëve të Partisë Demokratike për anëtar të Këshillave Bashkiak garanton përfaqësimin proporcional të të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike. Përzgjedhja bëhet me unanimitet nga Këshilli Drejtues Politik.
Fushata zgjedhore drejtohet nga kandidati për Kryetar Bashkie në cdo njësi vendore, në bashkëpunim me Këshillin Drejtues Politik, që përbën Shtabin e Fushatës Zgjedhore në nivel qendror dhe vendor.
Këshillit Drejtues Politik në nivel qendror dhe vendor pas konstituimit të tyre i bashkohen edhe përfaqësues të partive parlamentare të tjera opozitare./ B.A. - CNA.al
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka fo...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka fol...
Enkelejd Alibeaj's dissident group has sent a proposal...
Kryeministri Edi Rama gjatë takimi me fermerët në Mollas t...
Moderator Arjan Çani commented on the Berisha-Meta opposit...
The parliamentary group of the Democratic Party has decide...
Analyst Artur Zheji has commented on the Berisha-Meta oppo...
The deputy of the Socialist Party, Erion Braçe, has today ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar turin e kryeminist...
Gerti Bogdani, a day ago, announced his candidacy for the ...
Prime Minister Edi Rama says that he trusts 100% only the ...
Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, k ...
Prime Minister Edi Rama is following the campaign municipa...
Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në Partinë e Liris...
Gert Bogdani është i dyti pas deputetit Belind Këlliçi që ...
Në forumin Designing Together “Projektojmë së Bashku”, Ve...
Deputy Kreshnik Çollaku from the group of dissidents spoke...
At 11.00 Gert Bogdani presents his candidacy for the Democ...
The member of the National Council of the DP, Julian Deda,...
Ilir Meta, after deciding to be the chairman of the Freedo...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...