web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kosova mundësoi lehtësira për serbët në veri/ Rama: BE të tregojë të njëjtin guxim dhe heqë masat ndëshkuese

2026-03-14 17:28:00, Politikë CNA

Kosova mundësoi lehtësira për serbët në veri/ Rama: BE

Kryeministri Edi Rama ka mirëpritur koordinimin mes Kosovës dhe BE-së për Ligjin për të Huajt. Në një reagim në platformën “X”, Rama shkruan se Bashkimi Evropian duhet të heqë masat ndëshkuese dhe të ecë përpara me aplikimin e Kosovës për anëtarësim.

Ai shton më tej se anëtarësimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor është fitore strategjike e vetë Evropës.

“Ne mirëpresim koordinimin midis Kosovës dhe BE-së për Ligjin për të Huajt. Shpërbërja e strukturave paralele është punë e vështirë. BE-ja duhet të tregojë të njëjtën guxim dhe të heqë masat ndëshkuese, të ecë përpara me aplikimin e Kosovës për anëtarësim. Një Ballkan Perëndimor plotësisht brenda BE-së nuk është bamirësi. Është fitorja strategjike e vetë Evropës”, thuhet në postimin e Ramës.

Qeveria e Kosovës, pas një takimi me të dërguarin e BE-së për dialogun, Peter Sorensen, u dakordësua që pjesëtarët e komunitetit serb pa dokumente kosovare të kenë mundësi të marrin leje të përkohshme qëndrimi prej 12-muajsh, si dhe të kenë përkohësisht si mjet identifikimi letërnjoftimet e lëshuara nga autoritetet serbe. /CNA





Lajmet e fundit nga