web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Vijojmë hapin tjetër”/ Rama për Porto Romanon: Ata që kanë fërkuar duart, e kanë gabim

2026-03-13 13:19:00, Politikë CNA

“Vijojmë hapin tjetër”/ Rama për Porto Romanon: Ata

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nuk do të tërhiqet nga ndërtimi i Portit në Porto Romano.

Rama theksoi sot, në një konferencë për shtyp, se ata që fërkojnë duart për tërheqjen e kompanisë së ndëërrtimit, e kanë gabim.

“Nuk e kemi fare informacionin që ka pasur ndonjë komponent tjetër që  ndikuar në tërheqjen e kompanisë. Por unë dua t’u jap një mesazh atyre që kanë penguar portin dhe që  fërkojnë duart që mendojnë se ia dolën. E kanë shumë gabim, sepse thjesht kanë hapur një rrugë tjetër, që nuk e bllokojnë më. Ne do të bëjmë hapin që kemi qenë në pamundësi për ta bërë deri tani. Nuk them më shumë sepse jemi duke përgatitur hapin tjetër. Por është e sigurt që të gjithë ata që kane menduar se do ta nënshtrojnë qeverinë e Shqipërisë qofshin forca të brendshme apo të jashtëm do  mbeten me gishtin që do ta zgjedhin vetë në gojë”,-tha Rama./CNA





Lajmet e fundit nga