web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-deputetja e PD-së pranoi emërimin/ Berisha: Ata që shkelmojnë besimin e demokratëve, janë automatikisht jashtë partisë

2025-10-22 13:17:00, Politikë CNA

Ish-deputetja e PD-së pranoi emërimin/ Berisha: Ata që

Kryedemokrati Sali Berisha komentoi sot vendimin e ish-deputetes së PD-së Zheni Gjergji, për të pranuar emërimin në detyrën e drejtores së Spitalit të Elbasanit.

I pyetur nga gazetarët gjatë një konference, Berisha u shpreh se një vendim i tillë nuk lidhet me raportin e tij me ish-deputetët, por me votuesit demokratë.

Berisha deklaroi hapur se ata që shkelmojnë besimin dhe mbështetjen e votuesve të PD-së, duke pranuar detyra në qëverisjen e socialistëve, janë automatikisht jashtë kësaj force politike.

“Nuk është raport i këtyre indvidëve me mua. Është me ata që i kanë votuar dhe mbështetur. Një gjë mund të them, se për mua ata që shkelmojnë mbi atë besim dhe mbështetje, janë automatikisht jashtë kësaj partie. Mbi 95% e atyre që mbështesin këta individë janë të papunë dhe në kushte në vështira, por nuk jepen. Janë pak, 3-4 veta gjithsej. Kaluan në partinë e krimit, partisë që i përkasin. Ky është komenti im për ata 3-4 individë që kanë vepruar kështu”,-tha Berisha./CNA

 





Lajmet e fundit nga