web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ilda Dhori kërkon interpelancë/ Braçe e kryqëzon

2022-12-05 19:34:00, Politikë CNA
Ilda Dhori kërkon interpelancë/ Braçe e kryqëzon
Deputetja e Partisë Demokratike, Ilda Dhori

Deputetja e Partisë Demokratike, Ilda Dhori, kërkoi interpelancë për traun në elektronik në parkun e Divjakës, për të cilin ka replikuar me ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro.

Por Dhori ka marrë një përgjigje nga deputeti Erion Braçe, i cili “ka kryqëzuar” deputeten në lidhje me akuzat e ngritura nga ajo.

“Shqetësimi nuk ka lidhur me VKM-në e firmosur nga Erion Braçe. Shqetësimi ka lindur me këtë autorizim nga ARRSH që autorizon kryerjen e punimeve në Divjakë. Problemi është ky vendim, ky autorizim. Sjell një vendim të VKM 12.30.2021 që përcakton inventararin e akseve rrugore. Në të dyja nenet e VKM nuk kërkohet dhe detyrohet vendosja e një trau në rrugë kombëtare.

Isha kundër dhe e nxora gjashtë herë nga mbledhja e qeverisë. Në aktin e parë nuk përjashtoheshin as banorët e zonës dhe tarifat ishin në dyfish më të lira. Por e lamë të lirë vendndodhjen e traut. Nuk thuhet askund që duhet në rrugë, sepse bie ndesh me Kodin Rrugor. Në Divjakë nuk ka përleshje për lekë midis pushtetit. Paratë që merren nga parku janë para për të hipur në kullë dhe për të parkuar makinën në brezin e rërës sepse Bashkia kryen pastrimin”, theksoi ai./ B.A. – CNA.al

 





Lajmet e fundit nga