web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Katër “të infltruarit” e Ilir Metës, fitojnë në Primare/ Bashkitë ku do të garojnë

2022-12-05 11:50:00, Politikë CNA

Katër “të infltruarit” e Ilir Metës, fitojnë

Katër kandidatë të Ilir Metës kanë fituar në Primaret e mbajtura një ditë më parë. Megjithëse në dy Bashki u  shkua vetëm me një kandidat, si në Skrapar dhe Kuçovë.

Në Skarapar kandidat i PL dhe që  do të garojë në zgjedhjet e 14 majit, kundër socialistëve është Eugen Mustafallari.

Edhe në Kuçovë pati një kandidat që vinte nga PL, Lefter Maliqi.

Kandidati i PL-së, ka fituar edhe në Memaliaj. Ai është Alert Malaj.

Suzana Topi është një tjetër kandidatë e PL-së që ka fituar në Prrenjas./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga