web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A ka sjellë incidente PL-ja në Primare/ Flet Edi Paloka

2022-12-05 10:19:00, Politikë CNA

A ka sjellë incidente PL-ja në Primare/ Flet Edi Paloka

Edi Paloka deklaron se procesi i Primareve ka qënë i rregullt dhe se çdo gjë ka shkuar mirë.

I pyetur nëse Partia e Lirisë ka ndikuar në kandidatët e zgjedhur dhe në një paracaktim të tyre, Paloka shprehet se ka pasur një mirëkuptim ndërmjet PD dhe PL, për të mbështetur më të mirin.

“Procesin nuk e njoh në çdo degë, nuk i di të gjitha negociumet apo shqetësimet që janë ngritur. Përshembull të jemi të sinqertë, PD në Skrapar, mundësitë i ka të pakta për të fituar. Kandidati atje është zgjedhur ai që ka pasur mbështetjen e Partisë Demokratike dhe të Partisë së Lirisë. Vetë votuesit dhe zgjedhësit aty do të përcaktonin aty edhe një kandidat të Partisë Së Lirisë, pasi atje Partia e Lirisë atje ka pasur më shumë vota. Por kjo nuk tregon që kandidatët janë të përcaktuar, por të kundërtën. Ka pasur raste kur janë nxjerrë kandidatë edhe të lobimit tjetër, që e quajnë “Të bashës”. Pra të gjitha këto vërtetojnë të kundërtën, që procesi ka qenë mëse i rregullt.”- u shpreh Paloka në "Top News"./CNA.al





Lajmet e fundit nga