web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Primaret për Tiranën/ Albana Vokshi

2022-12-05 11:17:00, Politikë CNA

Primaret për Tiranën/ Albana Vokshi

Kryetarja e KOKOE, Albana Vokshi një ditë pas zhvillimit të Primareve, ka bërë një rezyme të procesit të votimeve në Tiranë.

Vokshi u shpreh se procesi i votimit ka qënë transparent dhe se çdo kandidat, ka pasur mundësinë që të ketë njn=ë vëzhgyes në secilën preh 6 tavolinave ku janë numëruar votat.

Më tej ajo bëri me dije se dy kandidatët, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti do të shkojnë në balotazh, ku votimi do të zhvillohet në datë 11 dhjetor.

"Jam sot për të informuar publikun, në lidhje me rezultatin e garës për primaret, vetëm për degët që janë në bashkinë Tiranë. Sicc e keni ndjekur një pjesë e juaja numërimi ka filluar apk me vonëse, për shkak se është pritur që të vinë të gjitha kutitë nga njësitë. Kanë qënë 6 tavolina dhe secili nga kandidatët ka pasur mundësi të vendosë një vëzhgues për të parë procesin e numërimit.

Ka qënë procesi më transparent. Numri i votuesve që kanë votuar në Primaret në Tiranë 8441 dhe të pavlfshme 29.

Numri i votave sipas kandidatëve

Adriana Kalaja 128 vota

Belind Këllicci 4040 vota

Enkelejda Fejzo 66 vota

Fatmir Merkocci 35 vota

Gert Bogdani 1819 vota

Ilir Alimehmeti 2196 vota

Julian Deda 157 vota

Nga përllogaritja rezulton se asnjëri nga kandidatët nuk ka marrë 50+1 të votave dhe kjo e ccon garën në një balotazh, ndërmjet zotit Belind Këllicci dhe zotit Ilir Alimehmetit. Balotazhi është përcaktuar në datën 11 nëntor."- u shpreh Albana Vokshi./CNA.al





Lajmet e fundit nga