web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Braçe vazhdon rolin e opozitarit brenda Partisë Socialiste/ Replikon me ministret

2022-12-05 19:00:00, Politikë CNA
Braçe vazhdon rolin e opozitarit brenda Partisë Socialiste/ Replikon
Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, në seancën plenare të kuvendit ka folur për traun në Parkun e Divjakës.

Duke bërë rolin e opozitarit brenda PS-së, Braçe iu drejtua ministres së turizmit, Mirela Kumbaro, duke thënë se taksat nuk mblidhen me kupon dhe se Divjaka nuk shquhet për mjelma.

Gjithashtu, ai iu drejtua Kumbaros me pyetjen se përse është duke gënjyer, duke hedhur akuza ndaj saj.

“Taksat nuk mblidhen me kupon dhe Divjaka nuk shqyhet për mjellma, është liqen tjetër ai... Ajo ka vetëm 4 ekzemplarë. E kam shumë të vështirë se jeni të dyja zonja; pse gënjeni? Do mundohem që t'ua provoj me letra. Shqetësimi nuk ka lidhur me VKM-në e firmosur nga Erion Braçe. Shqetësimi ka lindur me këtë autorizim nga ARRSH që autorizon kryerjen e punimeve në Divjakë. Problemi është ky vendim, ky autorizim. Sjell një vendim të VKM 12.30.2021 që përcakton inventararin e akseve rrugore. Në të dyja nenet e VKM nuk kërkohet dhe detyrohet vendosja e një trau në rrugë kombëtare.

Isha kundër dhe e nxora gjashtë herë nga mbledhja e qeverisë. Në aktin e parë nuk përjashtoheshin as banorët e zonës dhe tarifat ishin në dyfish më të lira. Por e lamë të lirë vendndodhjen e traut. Nuk thuhet askund që duhet në rrugë, sepse bie ndesh me Kodin Rrugor. Në Divjakë nuk ka përleshje për lekë midis pushtetit. Paratë që merren nga parku janë para për të hipur në kullë dhe për të parkuar makinën në brezin e rërës sepse Bashkia kryen pastrimin. Nuk ka përleshje se ky deputeti që shihni ju këtu, nuk ka pallat brenda në park. Nuk jam unë ai që ka pallat të dytë në park, është tjetërkush”, deklaroi deputeti./ CNA.al





Lajmet e fundit nga