web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjekmarkaj shet Bashën: Je “Non Grata”

2022-09-14 19:29:00, Politikë CNA
Gjekmarkaj shet Bashën: Je “Non Grata”
Ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe deputeti Agron Gjekmarkaj

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka ndryshuar sërish kurs për ish-kryetarin e PD-së Lulzim Basha.

Deputeti që u fut në listat e PD-së nga vetë Basha, sot e ka shitur këtë të fundit, pas raportimeve të BBC-së, AFP-së dhe Zërit të Amerikës për pagesat me 500 mijë dollarë nga rusët e Vladimir Putin.

Në një status në Twitter, Gjekmarkaj ka komentuar shkurtimisht situatën e lobimeve ruse, teksa thotë se fjala e Amerikës vlen njësoj për të gjithë.

“Fjala e Amerikës vlen njësoj për të gjithë”, shkruan deputeti pa përmendur emra konkretë, por duke iu referuar vendimit të DASH për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Me pak fjalë, Gjekmarkaj po kërkon që Amerika të veprojë me Bashën, në të njejtën mënyrë si me Berishën./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga