LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lobimi rus/ Klodian Tomorri nxjerr zbuluar Bashën: Ka kryer krim, e tregon çdo alternativë

14 Shtator 2022, 16:00, Aktualitet CNA
Lobimi rus/ Klodian Tomorri nxjerr zbuluar Bashën: Ka kryer krim, e tregon
Gazetari Klodian Tomorri

Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar pas raportit amerikan se Rusia i ka dhënë rreth gjysmë milioni dollarë Partisë Demokratike në 2017 përmes kompanive fantazmë.

Në një status në rrjetet sociale, Tomorri thotë se një gjë është e sigurt, që kompanitë të cilat kanë financuar Lulzim Bashën janë ruse.

Sipas tij, dy janë mundësitë, ose Basha ka marrë para nga rusët dhe i mbyllën menjëherë pasi u ekspozuan, ose paratë nuk janë ruse, por janë fituar nga korrupsioni dhe Basha tentoi t'i çonte në SHBA, përmes një kompanie offshore, por që i doli e lidhur me Rusinë.

Ai thekson se në të dyja rastet, Basha ka kryer një krim.

Statusi i plotë:

Para ruse apo para korrupsioni nuk ndryshon shumë

Kjo historia e lobimit të PD-së së Bashës në SHBA është shumë interesante. Në 20 mars të vitit 2017 lidhet një kontratë e çuditshme mes Biniatta Trade nga Skocia dhe Stonington Strategies e Nick Muzinit. Në kontratë Biniatta i thotë Stoningtonit, që unë dua të më lobosh për llogari të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe për këtë do të paguaj 3 këste nga 150 mije dollare dhe nje kest prej 500 mije dollaresh. Pra, ne total 950 mije dollare.

Dy dite me vone ne 22 Mars te po 2017-es, PD lidh vet kontrate lobimi me Stoningtonin per 75 mije dollare te tjera, te ndara ne tre keste nga 25 mije dollare.

Tre jave me vone, PD lidh nje tjeter kontrate lobimi me Barnes Thornburg per 150 mije dollare te tjera, edhe keto te ndara ne tre keste.

Lobimi rus/ Klodian Tomorri nxjerr zbuluar Bashën: Ka kryer krim, e tregon

Stonington thote se nga 950 mije dollaret e rena dakord, Biniatta i pagoi vetem nje kest prej 150 mije dollare ne 27 mars te vitit 2017. Ndersa PD i pagoi 525 mije dollare. Dmth nje lemsh shume i madh. Por nejse.

Tani, Biniatta Trade ishte nje firme e regjistruar ne Skoci (tani eshte c'regjistruar). Ne faqen e saj, Biniatta kishte vene si numer kontakti, nje numer telefoni te nje shtepie publike ne Ukraine. Dy aksionere dhe perfaqesuesit e Biniattes ishin kompanite Asverro Corporation dhe Liminez Commerce Inc, te dyja te regjistruara ne Belize. Te dyja keto kompani dalin aksionere tek Babyonica, nje tjeter kompani e regjistruar ne Londer, pronar fundor i se ciles rezulton nje rus i quajtur Evgeny Sheremetyev.

Te gjitha llogarite e Biniattas jane firmosur nga nje grua e quajtur Sandra Gina Esparon, qe perfaqeson dy kompanite ne Belize. Kjo Gina Esparon ka nja 4 emra, perfaqeson 92 kompani dhe jeton ne Seycheles.

Sipas nje raporti te Bellincat dhe Zyres Britanike te Transparency International, Esparon ishte figure kyce ne skandalin e pastrimit te parave ne Skoci permes nje zyre qe regjistronte me qindra kompani offshore. Pervec kesaj, Gina Sandra Kilindo alias Esparon rezulton aksionere ne kompanine Euroimpex Group Corp. Perfituesi fundor dhe aksioneri me i madh i kesaj kompanie ishte Mikhail Slipenchuk, ish zv kryetar i Parlamentit rus nga partia e Putinit. Ky eshte i sanksionuar nga SHBA-te.

Ne fund, dy alternativa ka ketu.

E para, PD ka marre para nga ruset sepse eshte e sigurte qe ato kompanite me siper zoterohen nga ruse, kane xhiruar para ruse dhe u mbyllen menjehere pasi u ekspozuan.

E dyta, parate nuk jane ruse. Jane para korrupsioni nga Shqiperia, qe PD tentoi t'i conte ne SHBA, permes nje kompanie offshore, por qe i doli e lidhur me Rusine.

Ne cdo rast, krim eshte ky. Ose jane marre para nga ruset ose eshte bere pastrim parash korrupsioni nga Shqiperia. Dhe ky eshte njesh per ta futur veten ne belara lekesh. Nuk ka rivale ne kete sport./ B.A. - CNA.al

Lajmet e fundit nga