LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pazari Basha-Rama/ Berisha zbardh prapaskenat

14 Shtator 2022, 12:17, Aktualitet CNA

Pazari Basha-Rama/ Berisha zbardh prapaskenat

Kreu i Partisë Demokratike, Sali berisha, gjatë mbledhjes me grupin parlamentar kanë diskutuar lidhur me Reformën Territoriale që së fundmi po diskutohet nga mazhoranca.

Berisha shprehet se reforma ishte hedhur në tavolinë nga Basha dhe Rama, të cilët ranë dakord që në këmbim të miratimit të Vettingut, Bashës do t’i jepeshin 4 bashki.

Sakaq, Berisha cilëson se kjo reformë është plotësisht në funskion të PS-së dhe aspak në funksion të qytetarëve.

"Ky është një nga dështimet madhore në historinë e vendit, dështim i cili nxori në pah, diskriminimin madhor të qytetarëve shqiptarë, pabarazinë e tyre në aksesin ndaj shërbimeve, një ndarje territorial kryekëput e bazuar në, dëshira partiake dhe në kundërshtim flagrant me kriteret e përcaktuara nga Kongresi i Autoriteve rajonale të Europës, në kundërshtim të hapur me interesat e qytetarëve shqiptarë. Por kjo reformë është një dështim i madh gjithashtu sepse ishte presupozuar që të lehtësonte barrën e administratës mbi qytetarët shqiptarë. Rrogtarët që këta qytetarë paguajnë për njësi vendore, e vërteta është se nga 420 bashki dhe komuna që paguhen në këto 61 njësi, të marra së bashku janë mbi 50% më shumë se sa nga ata që paguheshin në 420 njësi. Kjo reformë nuk ishte gjë tjetër veçse reforma e punësimit partiak. Në pazaret e mëprashme siç ka rezultuar siç është bërë publike, me të cilët PD sot nuk ka asnjë lidhje, me Edi Ramën ishte rënë dakord të votohej vetingu dhe ai do të lëshonte 4 bashki. Pazar i papërgjegjshëm jashtë të gjitha kritereve përveç pazarit, përvec biznesit. Natyrisht si zakonisht ky ishte një pazar sa për të kaluar radhën, pasi dje pseudomazhoranca u shpreh se nuk kemi asnjë lloj detyrimi. Në këtë kontekt dua të falenderoj grupin e punës që ka bërë një punë shumë serioze, të mbështetura nga qeveritë e vendeve partnere, por edhe në kriteret e njohura te Kongresit të autonomisë rajonale dhe lokale. Sigurisht sot nuk mund të pretendohet për 420 njësi, pasi ndryshimet demografike kanë transformuar realitetet, por pretendimi me 61 bashki apo reforma me 61 bashki është një parcelizim.

Kjo ndarje territoriale është krejtësisht në funskion të interesave të PS-së. Tani qytetarët shqiptarë me shumë të drejtë mund të shtrojnë pyetjen: Po ju që nuk keni vota, pse angazhoheni në proces?

Ne angazhohemi në këtë proces, pasi reforma territoriale është shumë e rëndësishme për qytetarrin shqiptar dhe njerëz si Edi Rama, i cili bën gjithçka për të sunduar vullnetin e qytetarëve, kjo platformë nuk do votohet. Por një votim për PD dhe opozitën, bën të mundur rikthimin e ndarjes së re territorale, kthen atë ndarje që është në interes të qytetarëve dhe Shqipërisë. Dihet se me progresimin në BE, bashkëpunimi i rajoneve janë një ndër pikat kyçe për integrimin. Shqipëria do t’i përshtatet standardit europian me platformën që ata kanë përgatitur."/CNA.al

Lajmet e fundit nga