web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gënjeshtra e Fatmir Xhafajt, si mashtroi për ndërkombëtarët

2024-07-28 12:31:00, Politikë CNA
Gënjeshtra e Fatmir Xhafajt, si mashtroi për
Fatmir Xhafaj

Në Kongresin e sotëm të Partisë Socialiste, Enveristi i fundit gënjeu publikisht për Komisionin e Posaçëm që do të thërrasë në apel institucionet e drejtësisë. 

Xhafaj u shpreh se ky komision ka mbështetjen e aleatëve tanë strategjikë. 

Por në fakt, ndërkombëtarët nuk kanë mbështetur dhe madje kanë bojkotuar të gjitha mbledhjet e komisonit që Fatmir Xhafaj ka zhvilluar deri më tani. 

Ndërkohë edhe opozita nuk e pranon duke e quajtur një proces të njëanshëm politik. 

"Sistem drejtësie të pavarur dhe të drejtë. Duam shtet, punë dhe vepra, do ta modernizojmë Shqipërinë. Projekt madhor për sundimin e ligjit. Projekt që ka marrë dakordësinë e aleatëve tanë strategjikë. Ka vetëm një qëllim si të mbështesim modernizimin e shtetit në një sërë hallkash që lidhen me mirëqeverisjen e sundimin e ligjit e si të konsolidojmë edhe më tej sistemin e ri të drejtësisë në trasenë kushtetuese në të cilën është ngritur. Kemi shtruar rrugën për një reform të thellë që synon të adresojë tre sfida kyce: Mirëqeverisjen, antikorrupsionin e sundimin e ligjit", u shpreh ai./CNA 





Lajmet e fundit nga