web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Emërimi i Ervin Metes antikushtetues/ PD: Do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese

2023-09-14 11:06:00, Politikë CNA
Emërimi i Ervin Metes antikushtetues/ PD: Do ta çojmë në
Foto ilustruese

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka kundërshtuar emërimin e Ervin Metes si Ministër të Financave.

Ajo është shprehur sot gjatë fjalës në Kuvend se u votua një dekret antikushtetues, pasi Mete është ende drejtor i AMF-së .

Zhupa tha se çështjen e emërimit të Metes do ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese.

U votua sot një dekret antikushtetues i Presidentit të Republikës, në rastin e Ervin Metes, i cili ishte ende drejtor i AMF-së kur u dekretua Ministër.

Çështjen e emërimit të Ervin Metes si ministër i Financave, ne do ta çojmë në Kushtetuese, sepse dekretimi i tij ishte antikushtetues”, tha Zhupa./ CNA





Lajmet e fundit nga