web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“E dredh” Qefalia/ “U tërhoqa nga rishikimi i votave”

2025-05-20 16:12:00, Politikë CNA

“E dredh” Qefalia/ “U tërhoqa nga rishikimi i

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia në një dalje televizive ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.

Qefalia tha se është abuzuar me kërkesën për rinumërim votash.

Më tej, ai tha se është tërhequr nga kërkesa e rinumërimit përpara reagimit të bërë nga kryeministri Edi Rama për socialistët ditën e djeshme.

Është abuzuar me kërkesën tonë për rinumërim votash, nuk është dashur aspak ndërhyrja e kryeministrit për t’u tërhequr nga kërkesa. E kisha tërhequr kërkesën për të parë pamjet e numërimit të votave edhe përpara se të reagonte Rama.

E morëm mandatin e katërt, sepse në tre mandate kemi punuar dhe kemi bërë reforma të vlerësuara nga BE-ja dhe PS është e vetmja forcë politike që mund ta fusë Shqipërinë në Bashkimin Europian. Humbësi i zgjedhjeve, PD, duhet ta pranonte rezultatin”, tha Qefalia./ CNA





Lajmet e fundit nga