web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, kur do zhvillohet seanca në GJKKO

2024-02-28 10:55:00, Politikë CNA
Berisha kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, kur do
Sali Berisha

Më 4 mars, ora 11:00 Gjykata e Posaçme do të shqyrtojë kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për ndryshim masës së sigurisë. 

Seanca e djeshme ndaj ish-kryeministrit u shty për shkak se gjyqtarja Irena Gjoka ishte në një proces tjetër.

Kujtojmë që prej datës 30 dhjetor, kryetari i PD-së ndodhet në arrest shtëpie.

Prokuroria Speciale akuzon ish-kryeministrin për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë apo të të zgjedhurve vendorë”, i kryer në bashkëpunim me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin.

SPAK pretendon se Berisha në cilësinë e kryeministrit ka favorizuar procedurat e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” dhe përfitues i drejtpërdrejtë ka qenë Malltezi./CNA





Lajmet e fundit nga