Ende s’ka datë/ Berisha vijon të flasë për protesta
Ndonëse ende nuk është caktuar një datë, kryetari i Partis...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur si kryeministër në një bashkëbisedim online me qytetarët në “Facebook”, ku ka treguar disa nga vendimet që do të marrë nëse do të vijë në pushtet.
Berisha përsëriti edhe njëherë premtimin se do të heqë taksën e Rrugës së Kombit
“Një nga vendimet e para do të jetë heqja e taksës antikombëtare të Rrugës së Kombit. Edi Rama e vendosi atë taksë për të shprehur urrejtjen e tij ndaj ndërtimit të asaj rruge. Ai dërgoi grupin e tij për të bllokuar hapjen e tunelit të Kalimashit. Taksa dhe trau do të hiqen muajt e parë, në vendimet e para të PD-së”, u shpreh ai.
Ish-kryeministri tha se legalizimi është një problem i madh i shqiptarëve, që me PD-në në pushtet do të marrë fund.
“Legalizimi është një problem i vulgarizuar nga mashtrimet pa fund të kësaj qeverie. Garantoj se do i jepet fund me një skemë më të thjeshtë që është përdorur ndonjëherë. Ata të cilët kanë marrë ato fletushka, nuk do marrin më fletushka të përkohshme, por do marrin tapitë përfundimtare të shtëpive”, vijoi lideri i demokratëve.
Gjithashtu, Berisha premtoi të dyfishojë rrogat e punonjësve të shëndetësisë.
“Ne do të dyfishojmë rrogat e punonjësve të shëndetësisë, do të garantojmë një buxhet të mjaftueshëm për modernizimin dhe reformimin e sistemit të shëndetësisë. Do bëjmë gjithçka, që mjekë të shquar shqiptarë, të rikthehen kundrejt stimujve që u takojnë. Pra, sot shërbimi shëndetësor në Tiranë, renditet në dhjetëshen e fundit në botë dhe kjo është një katastrofë e vërtetë. Këtë situatë do e ndryshojmë me shpejtësi në vitet e pushtetit të PD-së”, theksoi ai.
Një nga koncesionet që ish-kryeministri ka treguar do të anulojë, është ai i Check-up-eve.
"Check-up-i është një koncesion familjar, Rama-Vilma Nushi. Është një shkrirje e familjeve Koleka e Nushi në një plaçkitje dhe grabitje të tmerrshme të qytetarëve shqiptarë. Këtë nuk e pranojnë vendet më të zhvilluara. Do anulohet dhe do të shkojnë para gjyqit, si Vilma Nushi, Ilir Beqja dhe Edi Rama, të cilët iu vërsulën të përdorin shëndetin e qytetarëve shqiptarë për të vjedhur qindra miliona euro.
Informoj shqiptarët, se Vilma Nushi është një nga më kryesoret në shkatërrimin e sigurisë së barnave në Shqipëri, pasi me angazhimin e kushëririt të saj nga burri, Edi Ramës, hoqi ligjin, sipas të cilit në Shqipëri nuk mund të futeshin ilaçe që nuk përdoren në territoret jashtë BE. Pas heqjes së kësaj, Shqipëria u shndërrua në koshin e ilaçeve të skaduara nga Beogradi gjer në Bangladesh”, deklaroi kreu i PD-së.
Më tej, ai theksoi se do të mbrojë biznesin e vogël nga peshkaqenët e mëdhenj, që sipas tij janë oligarkët e qeverisë.
“Biznesi i vogël, së pari garantoj se nga 200 lekë që paguan energji, do zbresë aty ku ishte, te 60 lekë. Pra, do të ulet me tre herë, çmimi i energjisë. Kjo jo vetëm për biznesin e vogël, por për të gjitha bizneset në Shqipëri.
Së dyti, biznesi i vogël do ketë lehtësira shumë të mëdha fiskale. Do hiqet taksa mbi të. Do kalohet për sigurimet shoqërore në nivelin 10 përqind. Mbi të gjitha do mbrohet biznesi i vogël nga peshkaqenët e mëdhenj, oligarkët e qeverisë, që kanë krijuar bizneset e tyre do vrarë qindra e mijëra biznese të vogla. Bizneset e tyre bëjnë evazion dhe vrasin konkurrencën. I bëj thirrje biznesit të vogël të përgatitet për grevë të përgjithshme”, nënvizoi Berisha./ B.A. – CNA.al
Ndonëse ende nuk është caktuar një datë, kryetari i Partis...
The head of the DP Sali Berisha is conducting an online co...
The chairman of the Freedom Party, Ilir Meta, has made...
Prime Minister Edi Rama, during his visit to New York, met...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, has broken down the...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, has called the lead...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, has accused LSI, now ca...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, has admitted that h...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, has unleashed his v...
Mayor Erion Veliaj has raised strong accusations that the ...
Kryeministri Edi Rama, gjatë një interviste për emisio...
The chairman of the Democratic Party, Sali Berisha, ha...
The former Foreign Minister, Besnik Mustafaj, spoke ab...
Ilir Meta launched an unheard of attack on 5 member...
After international media reports about Russian lobbying, ...
Grida Duma e nisi karrierën në PD si zëvendësministre e In...
"Belind Këlliçi, you have been talked about as one of the ...
In today's press conference, the leader of the DP, among o...
Former Prime Minister Sali Berisha spoke again today about...
Russian lobbying, at the expense of the DP, has set in mot...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
Leaders of the European Union and Western Balkan countries...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...