web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Me gomone drejt Anglisë/ Rama përpiqet të justifikojë largimin e shqiptarëve

2022-09-23 21:31:00, Politikë CNA
Me gomone drejt Anglisë/ Rama përpiqet të justifikojë
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, gjatë një interviste për emisionin radiofonik  Pjesa tjetër është politikë” nga Alaister Campbell dhe Rory Stewart, ku ka folur për të gjitha zhvillimet e fundit, nga sulmet kibernetike, e deri tek largimi I shqiptarëve me gomone një fenomen ky i trajtuar nga mediat ndërkombëtare.

Përsa i përket çështjes së emigrimit të shqiptarëve me gomone, Rama është shprehur përtej faktit që kjo është një e vërtetë e hidhur, tha se , shifrta e publikuara nga disa media britanike nuk korrespondojnë.

Ndër të  tjera shtoi duhet të theksohet destinacioni nag janë nisur këta emigrantë shqiptarë.

Me gomone, që në fakt është një histori e trishtë për hir të së vërtetës, megjithësë jo shumë e qartë sepse ka shifra që i shohim në mediat britanike që nuk korrespondojnë. “The Guardian” botoi një shkrim shumë interesant i cili i vinte në pikëpyetje shifrat, por përtej kësaj ne duhet të dimë nga janë njërëzit që largohen, janë shqiptarë po, por janë shqiptarë nga Shqipëria, shqipëtarë nga Kosova apo troje të tjera shqipfolëse, ata vijnë nga Shqipëria apo nga Franca, Greqia, apo Italia. Kishim të njëjtën situatë me Francën pak kohë më parë, me Gjermaninë gjithashtu dhe kur Gjermania e shpalli Shqipërinë vend origjine të sigurt, ata nuk pranuam më që të ndiqnin procedurat azilkërkuese të cilat parashikojnë edhe asistencë sociale, financime dhe strehim, ata u drejtuan drejt Francës, tani po shkojnë drejt Anglisë, pra është e rëndësishme për’tu kuptuar, por pavarëshisht kësaj, ne po bashkëpunojmë me autoritetet britanike, po ndërmarrin operacione kundër trafikantëve sepse pjesa me e tmerrshme e kësaj historie është lulzimi i një biznesi shumë fitimprurës nga ana e trafikantëve", tha Rama.

I pyetur pse këto shifra janë rritur, Rama u përgjigj.

"Sepse pasi del një thashethem, disa shkojnë dhe del fjala nëpër të afërm se Britania e Madhe tani ofron mundësi sepse është krijuar një boshllëk të cilin mund ta mbushim ne."/CNA.al





Lajmet e fundit nga