web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha flet me shifra/ Janë mbyllur 620 shkolla! U trefishuan burgjet!

2022-08-16 20:21:00, Politikë CNA
Berisha flet me shifra/ Janë mbyllur 620 shkolla! U trefishuan burgjet!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Gjatë takimit me ekspertë të arsimit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ngritur shqetësimin e mbylljes së shkollave në vendin tonë.

Berisha tha gjithsej se janë mbyllur 620 shkolla, por janë shtuar burgjet dhe kriminaliteti.

“Shkollat në Shqipëri mbyllen njëra pas tjetrës. Janë mbyllur 620 shkolla. Ndërkohë është dyfishuar numri i policëve. Është 2-3-fishuar kriminaliteti. Janë 2-3-fishuar burgjet. Aksioma e njohur, hap një shkollë të mbyllësh një burg, këtu është shndërruar mbyll një shkollë, të hapësh një burg”, u shpreh ai, teksa u zotua se kur PD të marrë qeverisjen, do të ketë në prioritet arsimin.

"Ndaj dhe duke garantuar ju se për ne edukimi është një proces themelor duke filluar nga pasqyrimi i tij dhe reflektimi i tij në identitetin tonë kombëtar, në të sotmen dhe të ardhmen tonë, ne e kemi dhe do ta kemi këtë proces, procesin më serioz të veprimtarisë së PD nesër në pushtet", theksoi ish-kryeministri./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga