web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paralajmëroi ndryshime në Kuvend/ Boçi ‘i hakërrehet’ Ballës: Kush mbjell erë, do korrë fortune

2022-08-15 20:26:00, Politikë CNA
Paralajmëroi ndryshime në Kuvend/ Boçi ‘i
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, ka reaguar ashpër ndaj kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, pas deklaratës së këtij të fundit se do Kuvendi do të adresojë çështjen e pjesëmarrjes në Parlament të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Boçi thotë se një ish-sekretar i përgjithshëm i partisë ish-komuniste, nuk ka të drejtë të vërë në diskutim pjesëmarrjen e Berishës në Kuvend.

Ai thekson se ka qenë pikërish kreu aktual i PD-së, ai i cili shembi diktaturën Hoxhiste dhe shpurën e tij, inicioi e firmosi rivendosjen e marrëdhënieve me SHBA e BE, rrugën për në BE dhe hyrjen e Shqipërisë në NATO.

Nënënkryetari i PD-së paralajmëron se kush mbjell erën, do të korrë fortunën.

“Ish-Sekretari i përgjithshëm i partisë ish-komuniste dhe ish-punës, partisë së miqësisë së pathyeshme jugosllavo-sovjetike-kineze, sot socialiste, “këngëtari” i palodhur, na paraqitet sot i shqetësuar për praninë në parlament të Sali Berishës, shembësit të diktaturës Hoxhiste dhe shpurës së tij, iniciatorit e firmosësit të rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA e BE, të rrugës për në BE, të hyrjes së Shqipërisë në NATO, etj.

According to the general secretary of the ex-communist and former labor party, the Presidium of the People's Assembly of Albania (now the Presidency of the Assembly of Albania), which signed the hanging of poets before the 90s, will take initiatives to punish the one who played the main role in overthrowing the dictatorship of the fathers. Sons want revenge... for fear of September! But whoever sows the wind, will reap the fortune - say the people!", writes Boçi./ BA - CNA.al





Lajmet e fundit nga