web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Edukimi në rrezik”/ Berisha organizon takim me mësues e ekspertë të arsimit

2022-08-16 18:00:00, Politikë CNA

 

“Edukimi në rrezik”/ Berisha organizon takim me mësues e
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të zhvillojë në orën 19.00 takim me mësues e ekspertë të arsimit parauniversitar.

Tryeza do të jetë me temë: “Edukimi në rrezik” dhe do të bashkëbisedohet mbi sfidat dhe problematikat e shkollave dhe stafeve pedagogjike shqiptare.

Gjithashtu, diskutimet do të ndalen edhe tek metodologjitë dhe vlerat që i përçohen nxënësve shqiptare, strategjitë e gabuara dhe mungesën e burimeve, politizimin e arsimit, por dhe rrezikun që droga paraqet për fëmijët në shkolla./ B.A. – CNA.al

“Edukimi në rrezik”/ Berisha organizon takim me mësues e





Lajmet e fundit nga