web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha: Do krijojmë komisionin hetimor parlamentar për veprimtarinë kriminale, Rama-McGonigal

2025-08-11 13:15:00, Politikë CNA

Berisha: Do krijojmë komisionin hetimor parlamentar për

Kreu i PD-së Sali Berisha në një deklaratë për mediat është shprehur se opozita do të krijojë një komision hetimor parlamentar për veprimtarinë kriminale Rama-McGonigal në Shqipëri.

Ai tha se do të përpiqen të hetojnë edhe me Kosovën pasi kjo veprimtari është shtrirë dhe në Kosovë.

“Opozita do krijojë komisionin hetimor parlamentar dhe do u dëshmojë shqiptarëve veprimtarinë kriminale, Rama-McGonigal në Shqipëri, do përpiqemi të hetojmë edhe me Kosovën, se kjo veprimtari është shtrirë dhe në Kosovë, sikundër do të demaskojë me prova dhe fakte mbrojtjen që Altin Troplini i ka bërë McGonigalit, delinkuent dhe një nga protagonistët kryesorë në mashtrimin e madh të dosjes ruse për presidentin Donald Trump, në mandatin e tij  të pare”, u shpreh Berisha./ CNA





Lajmet e fundit nga