web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bejko i PD-së së vulës i shqetësuar për oligarkët/ “I kemi peshqesh”

2023-09-10 13:13:00, Politikë CNA
Bejko i PD-së së vulës i shqetësuar për oligarkët/
Roland Bejko

Roland Bejko i PD-së së vulës me kryetar Lulzim Bashën ka sulmuar ish kryeministrin Sali Berisha duke thënë se po kërkon një opozitë moniste.

Gjatë një interviste në Euroneës, Bejko, një nga “petritët” e Bashës, është shprehur i shqetësuar edhe për oligarkët që duket se as ai vetë nuk e di se kush ja ka lënë peshqesh.

Sipas tij, oligarkët po punojnë për të ndarë dhe eleminuar Partinë Demokratike, ku në fakt personi që prej vitesh e ka lënë në opozitë dhe ka çuar në shkatërrimin e saj është kryetari i tij Lulzim Basha dhe ai vetë, ku në zgjedhjet e 14 Majit dështoi me sukses, njësoj si udhëheqësi i tij.

 “Ne përmbyllëm në këto dy vjet fazën e parë, të diktuar jo nga ne, por nga rrethana objektive që s’përcaktoheshin nga ne, për shkak të konfliktit që ka ndodhur dhe historikun e këtij konflikti e dinë të gjithë. Ideja është që u mbyll faza e parë, e rezistencës, e ruajtjes së Partisë Demokratike. Përvec Berishës që ndau partinë në dy pjesë, krijoi një parti të re që e mban pa emër dhe nuk pranon një opozitë plurale, por kërkon një opozitë moniste vetëm me të në krye, janë dhe oligarkët që i kemi peshqesh, të cilët punojnë vazhdimisht për ta ndarë partinë demokratike dhe për ta eleminuar atë,” –ka thënë Bejko./ CNA





Lajmet e fundit nga