web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bardhi plas të vërtetën e Bashës/ Familjarët e tij, aleancë me kullat, i kërkonte falje pronarit nëpër garazhe

2023-10-05 13:24:00, Politikë CNA

Bardhi plas të vërtetën e Bashës/ Familjarët e tij,

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka zbuluar të vërtetën e Lulzim Bashës me vilat luksoze.

Në një prononcim për mediat, Bardhi është shprehur se familjarët e Bashës janë të vetmit ata që kanë aleancë me kullat , duke përmendur faktin se ka dy vila në një nga rezidencat në hyrje të Liqenit.

Bardhi u shpreh se transanskionet nuk janë transparente dhe se Basha i ka kërkuar ndjesë pronarit të kullës duke e takuar nëpër garazhe.

“Nuk kam shkuar në garazhet e kullës për ti kërkuar ndjesë pronarit. Ka shkuar në garazhin e pronarit të kullës për t’i kërkuar ndjesë. Transakionet nuk janë transparente dhe Basha e di. Nëse unë shpif të më çojë në gjykate mos e bëj si Veliaj që harroi të shkonte në gjykatë. Familajrët e Bashës janë e vetmja alenacë me kullat sa kohë janë pronarë në Lion Residence.  Merrini me radhë katet dhe shihni se kush janë pronarët. Unë kam alenacë me transparnecën. Nëse me akuzon do marri përgjigjen”, tha Bardhi./ CNA





10:49 POLITICS

Besniku i Bashës

Besniku i Lulzim Bashës, Enkelejd Alibeaj ka debatuar ...

Lajmet e fundit nga