web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Argita Malltezi kërkon largimin e Veliajt nga bashkia: Po vjedhin miliona euro

2024-04-05 11:18:00, Politikë CNA
Argita Malltezi kërkon largimin e Veliajt nga bashkia: Po vjedhin miliona
Agrita Malltezi

Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, është sot e pranishme në protestën që po zhvillohet para Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet largimi i Erion Veliajt, pas skandalit me dosjen "5D". 

Malltezi kërkoi që Veliaj të largohet nga kjo bashki dhe theksoi se mungojnë hetimet e SPAK-ut në lidhje me aferat korruptive të kryebashkiakut. 

"Paratë e qytetarëve shkojnë te xhepat e zyrtarëve të korruptuar. Ju nuk keni parë ndonjë hetim nga SPAK-u për këtë çështje sa i përket Erion Veliajt. Kjo është një vjedhje flagrante qindra milionëshe. Protesta dhe reagimi popullor do t'i shërbejnë çdokujt. Kjo protestë do të mbështetet dhe do të ketë rezultat. Veliaj synon edhe për kryeministër, do të jetë një kopje e shëmtuar e Edi Ramës. Shumë të tjerë do t'i bashkohen kësaj kauze", u shpreh Malltezi./CNA 





Lajmet e fundit nga