web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ankimimi i PD-së së Alibeajt për kandidatin e PS-së/ Zbulohet data kur do të shqyrtohet në Kolegjin Zgjedhor

2023-04-19 12:24:00, Politikë CNA

Ankimimi i PD-së së Alibeajt për kandidatin e PS-së/

PD e Enkelejd Alibeajt ka ankimuar në KAS vendimin për regjistrimin e kandidatit të PS për bashkinë e Mallakastrës, Qerim Ismailajn.

Kolegji Zgjedhor ka përcaktuar datën 24 Prill për shqyrtimin e ankimimit të PD-së së Alibeajt.

PD e Alibeajt pretendon se Ismailaj preket nga ligji i dekriminalizmit.

Në kërkesën e Partisë Demokratike thuhet se nëse nuk vendoset shfuqizimi i vendimit të Celibashit për ta konsideruar në rregull verifikimit e formularit të dekriminalizimit të Ismailajt, atëherë kërkohet që të detyrohet KAS të marrë vendim dhe të shprehet në lidhje me ankimin e paraqitur nga ana e Partia Demokratike e Shqipërisë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga