web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Agron Gjekmarkaj del me filozofinë e radhës/ Të ikë Sali Berisha

2022-11-01 20:29:00, Politikë CNA
Agron Gjekmarkaj del me filozofinë e radhës/ Të ikë Sali
Deputeti Agron Gjekmarkaj

Deputeti Agron Gjekmarkaj ka kërkuar mbrëmjen e sotme largimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Gjekmarkaj tha në emisionin “Frontline” se Berisha është fajtor për gabimet e Lulzim Bashës në drejtimin e demokratëve.

Ai deklaroi se kreu i PD-së duhet të ikë nga drejtimi dhe t’ja lërë vendin figurave të reja.

“Berisha ia hedh fajin për dështimet Lulzim Bashës. Mendoj se de fakto Zoti Berisha ka qenë kryetar i PD-së dhe zoti Basha ka qenë një instrument në duart e tij. Dështimet e Bashës janë të Bashës, sigurisht Bash aka dështuar, por janë dështimet dhe të Sali Berishës. Dhe ndodhta kam qenë ndër të parët që e kam thënë se ringritja e PD duhet të tejkalojë tashmë historinë e Sali Berishës duke e falenderuar për çfarë ka bërë”, theksoi Gjekmarkaj./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga