web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paloka ‘rrëzon’ grupin e Alibeajt/ Ne nuk vumë kushte

2022-11-01 19:10:00, Politikë CNA
Paloka ‘rrëzon’ grupin e Alibeajt/ Ne nuk vumë kushte
Edi Paloka

Edi Paloka i Partisë Demokratike që zhvilloi bisedimet me Gazment Bardhin e grupit të përçarësve, për të gjetur një konsensus, ka “rrëzuar” deklaratën e këtyre të fundit.

Grupi i Enkelejd Alibeajt tha se bisedimet dështuan për shkak se PD i kishte vënë kushte që të njihnin statutin e Kuvendit të 11 Dhjetorit, por Paloka e mohoi një gjë të tillë.

Në një prononcim për mediat, ai tha se nuk i ka vendosur një kusht të tillë në tavolinë Gazment Bardhit.

“Kërkojmë bashkëpunim ndërkohë që jemi në një gjyq absurd që nuk ka shkak tjetër veç dëshirës së Ramës për të mbajtur peng PD. Minimalisht do i kërkonim këtë, nuk ia kërkuam, as njohjen e Berishës si kryetar, ia mundësuam që fraksioni të jetë pjesë e PD, nëse do i vendosnim kushte. Ata kërkuan të eleminohen strukturat e PD, që aty dukej që nuk kishte vullnet, bisedimet nuk kanë filluar me Bardhin, kanë filluar më herët me përfaqësues të tjerë, nuk mund ta them kush është.

Vullneti për primaret nuk është diskutuar në bisedat e mëparshme, por brenda tyre do gjenim modalitete që të ingranohen të gjithë dhe të nxjerrim kandidatin më të mirë për PD. Madje unë vetë i kam ofruar në raste kur shohim një kandidat shumë të mirë nga ajo palë, i ofrova mbështetje publike këtyre kandidatëve, gjatë primareve do jepja mbështetje për këtë kandidat, duke shkelur edhe etikën. Janë bërë edhe oferta të tilla. Përveç primareve nuk kemi kërkuar gjë tjetër, aty është themeli i PD-së”, u shpreh ai./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga